Sociale 3 April 2025, 09:49 Nga VNA

Puna në shtet joshi edhe në 2024/ 17.6 aplikantë për një pozicion

Ndaje në Whatsapp
Puna në shtet joshi edhe në 2024/ 17.6 aplikantë për

Puna në administratë vijon të jetë e lakmuar nga një pjesë e konsiderueshme individësh dhe numri mesatar i aplikimeve për një vend pune shënoi rritje në vitin 2024. Të dhënat e Departamentit të Administratës Publike tregojnë se mesatarisht në vitin që lamë pas ishin 17.55 aplikime për një vend pune, duke shënuar rritje në raport me mesataren e vitit paraardhës 2023 kur ishin 13.5.

“Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se ka pasur mesatarisht rreth 17.55 aplikime për pozicion, bazuar në 26502 aplikime në total, për 1510 pozicione të shpallura” thuhet në raportin vjetor të DAP.

I njëjti ndalet edhe në faktin se pse ky tregues është i rëndësishëm duke nënvizuar se një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.

“Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë. Psh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë tek vlerat e këtij indikatori” thuhet në raport.

Administrata i është nënshtruar vit pas viti një seri politikash për rritjen e pagave ku një ndër më kryesoret dhe që përfshiu një pjesë të mirë të saj zuri vend vitin e shkuar nën premtimin e pagës mesatare 900 euro.

Duke u ndalur në një analizë më të detajuar sipas llojit të procedurës raporti vlerëson se numri mesatar i aplikikantëve për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive ishte 20.3.

Për procedurën e lëvizjes paralele 1.3. Procedura e ngritjes në detyrë rezulton mestarisht me 3 aplikantë kurse procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese me mesatarisht 31.5 aplikantë.

“Nga 26502 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 54% e tyre. Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 9.4. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2024 ka qenë 5.76” vlerëson DAP./ Monitor

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme