Sociale 31 March 2025, 16:41 Nga VNA

“Adolescence” – Në fakt është një pasqyrë që na detyron të shohim më thellë

Ndaje në Whatsapp
“Adolescence” – Në fakt është një

Nga Neli Demi

“Një fëmijë është i akuzuar. Të gjithë të tjerët duhet të pëgjigjen”

Ky është nëntitulli në posterin zyrtar të serialit “Adoleshenca” në Netflix.

“Adolescence” – Në fakt është një pasqyrë që na detyron të shohim më thellë

Seriali “Adolescence” ka ngjallur debat – jo vetëm sepse trajton tema të ndjeshme si bullizmi, ngacmimi seksual, dhuna apo trauma psikologjike, por sepse e bën këtë me një gjuhë të drejtpërdrejtë, të ndjerë dhe shpeshherë të dhimbshme.

Si profesionist i shëndetit mendor, nuk mund të rri indiferent para këtij përfaqësimi.

Adoleshenca është periudha më e brishtë në zhvillimin e individit – pikërisht aty ku formohen identitetet, ku shpërthejnë konfliktet e brendshme dhe ku mungesa e një rrjeti mbështetës mund të kthehet në tragjedi. Seriali na tregon se si shkolla, familja dhe shoqëria shpesh dështojnë të dëgjojnë, të kuptojnë dhe të ndërhyjnë me kujdes e përgjegjësi.

Si psikoanalist, më shqetëson jo vetëm dhimbja që përjetojnë personazhet, por edhe mënyra si shoqëria shqiptare shpesh e mohon ose e fsheh këtë realitet. Ky mohim është, në vetvete, një formë dhune. Trauma e pashprehur trashëgohet – bëhet kulturë.

Por “Adolescence” nuk është vetëm një pasqyrë e errët – është edhe një thirrje për veprim.

Si hartues dhe mbrojtës i politikave për shëndetin mendor, kam bindjen se është koha që shkollat tona të kenë shërbime të strukturuara të shëndetit mendor, që të rinjtë tanë të mos ndihen të vetëm, të mos ngelen viktima të një sistemi që hesht.

Ky serial është një manifest: nëse nuk flasim sot, do të qajmë nesër.

Unë zgjedh të flas!

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme