
Agjencia e UNHCR ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme po shkakton rritje të ndjeshme të çmimeve të mallrave, duke vështirësuar shpërndarjen e ndihmave për refugjatët në rajon dhe në Afrikë.
Sipas të dhënave të agjencisë, tarifat e transportit nga tre vendet kryesore burimore për furnizime emergjente – India, Pakistani dhe Kina – janë rritur me afro 18 për qind. Ndërkohë, vonesat në dorëzim dhe mbingarkesa në porte po ndikojnë gjithashtu në zinxhirin e furnizimit.
UNHCR thekson se çdo rritje e kostove për karburantin dhe sigurimin e anijeve për shkak të rrezikut të luftës redukton fondet e disponueshme për ndihmën në terren.
“Kriza në Lindjen e Mesme ka gjeneruar efekte të gjera përtej rajonit, me pasoja në rritje për zinxhirët globalë të furnizimit humanitar dhe shpërndarjen e ndihmës”, deklaroi zëdhënësja Carlotta Ëolf gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.






















