Sociale 2 Maj 2026, 09:22 Nga VNA

Durrësi rihap muzetë, por “Bukuroshja e Durrësit” dhe galeria mungojnë ende

Ndaje në Whatsapp

Durrësi rihap muzetë, por “Bukuroshja e Durrësit” dhe

Muzetë e Durrësit, që u përuruan brenda javës së kaluar, ende nuk e kanë marrë formën e tyre të plotë.

Pas mbylljes për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe vonesave në restaurimin e Muzeut Arkeologjik dhe atij Etnografik, qyteti përgatitet të mikpresë turistët e sezonit veror në dy institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore.

Në një nga mjediset e Arkeologjikut, sadopak larg syve të vizitorëve, ka nisur instalimi i mozaikut të njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit”, me moshë mbi 2.300 vjeçare, vendosja e të cilit nuk bënte pjesë në projektin fillestar të muzeut, që u financua nga programi EU4CULTURE i Bashkimit Evropian.

“Bukuroshja e Durrësit” qëndroi për 45 vjet në Muzeun Historik Kombëtar të kryeqytetit dhe u zhvendos disa javë më parë drejt qytetit bregdetar nga i njëjti ekip specialistësh që e transferoi atë në Tiranë në vitin 1981.

Për mozaikun e njohur, i cili ka mbërritur në 14 pjesë, u gjet një hapësirë në portën dalëse të muzeut të Durrësit, pa u respektuar linja kronologjike muzeore.

Historia e zbulimit të mozaikut, ende të painstaluar përfundimisht në muze, daton në vitin 1916, kur gjatë Luftës së Parë Botërore forcat xheniere austriake konstatuan shenjat e zajeve shumëngjyrëshe që i japin jetë figurave në dyshemenë e një vendstrehimi në qendër të Durrësit, shumë pranë vendit ku më vonë u ngrit teatri “Aleksandër Moisiu”.

Shënimet e publikuara nga arkeologu austriak Prashniker mundësuan zbulimin përfundimtar të mozaikut nga arkeologu i shquar Vangjel Toçi në vitin 1959.

E përmbytur disa herë nga ujërat, “Bukuroshja e Durrësit”, sipërfaqja e plotë e së cilës arrin në 14 metra katrorë, ka një formë eliptike që përmban figurën qendrore të një gruaje, të rrethuar me motive floreale.

Muzeut Arkeologjik do t’i duhen edhe disa javë për t’u plotësuar me elementin simbolik që njihet me emrin e qytetit të Durrësit, njëkohësisht mozaiku më i hershëm i zbuluar në vendin tonë.

Shumë pranë qendrës historike të qytetit, një institucion tjetër i trashëgimisë kulturore sapo ka hapur dyert.

Muzeu Etnografik i Durrësit, i ndërtuar si banesë qytetare në mesin e shekullit të 19-të dhe i mbështetur në muret fortifikuese mesjetare të qytetit, ka prezantuar për herë të parë 125 vepra të po kaq autorëve italianë.

Punimet, në pjesën dërrmuese, janë tablo që autorët nga vendi fqinj i dhuruan Durrësit në vitin 2006, vetëm pak muaj pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit Ibrahim Kodra.

Në mungesë të një galerie, tablotë e përmasave të ndryshme nuk u paraqitën asnjëherë të gjitha së bashku, por vetëm në një numër mjaft të kufizuar.

Vetëm 20 vjet pas vdekjes së mjeshtrit nga Ishmi, veprave të prezantuara për herë të parë së bashku u mungon gjithashtu katalogu i tablove me biografitë artistike të piktorëve dhe të veprave përkatëse.

Vizitorët nuk kanë asnjë të dhënë për artistët e huaj që vlerësuan dhe nderuan veprën e autorit nga Ishmi, pranë Durrësit.

Njëlloj si katalogu i munguar, mungon në Durrës edhe një galeri me emrin “Ibrahim Kodra”, kërkesë e formuluar për bashkinë nga artistët e vendit fqinj, ku piktori i madh shqiptar zhvilloi të gjithë veprimtarinë e tij mjaft të suksesshme, pa i ndërprerë asnjëherë lidhjet me atdheun e tij.

Muzetë e saporestauruar të Durrësit i kanë të gjitha mundësitë që t’i plotësojnë mungesat dhe t’i japin atij përmasat e vërteta të vazhdimësisë së jetës artistike në qytetin 3.000-vjeçar./BIRN/

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme