
Parlamenti Evropian ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave 25% ndaj makinave të importuara nga Bashkimi Evropian, duke e konsideruar këtë veprim si “të papranueshëm”.
Kreu i Komitetit për Tregtinë Ndërkombëtare në Parlamentin Evropian, Bernd Lange, u shpreh se SHBA po sillet si një partner “i pasigurt” në raportet tregtare ndërmjet dy anëve të Atlantikut.
“Parlamenti Evropian vijon të respektojë marrëveshjen e arritur në Skoci dhe është i angazhuar në përmbylljen e legjislacionit përkatës. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara nuk po përmbushin detyrimet e marra,” deklaroi Lange përmes një reagimi në X.
Ai theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë i qartë dhe i vendosur përballë këtyre zhvillimeve, duke kritikuar fort qasjen tregtare të SHBA-së.






















