Kronika 2 May 2026, 08:39 Nga VNA

Festa me alkool e telefona në burgun e Durrësit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk është ashtu siç duket

Ndaje në Whatsapp

Festa me alkool e telefona në burgun e Durrësit, reagon Drejtoria e

Një video e publikuar së fundmi ka nxitur reagime të forta, pasi shfaq disa të burgosur duke festuar me alkool në qelinë e burgut të Durrësit, në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Pamjet janë bërë publike nga gazetari Flamur Vezaj, ku dallohet një grup personash me precedentë kriminalë, të cilët ndodhen në një qeli që, sipas tij, i përket një burgu të sigurisë së lartë në vend. Në video, të burgosurit shfaqen duke konsumuar pije alkoolike, duke dëgjuar muzikë me volum të lartë dhe duke përdorur telefona celularë, ndërkohë që disa prej tyre komunikojnë përmes videothirrjeve.

Në sfond vërehen gjithashtu pajisje elektronike, përfshirë një televizor, ndërsa një numër i konsiderueshëm personash janë të grumbulluar në të njëjtin ambient, duke festuar dhe filmuar.

Pas publikimit të pamjeve, ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila sqaron se videoja është regjistruar përpara muajit janar në IEVP Durrës. Sipas institucionit, një pjesë e personave të shfaqur janë identifikuar dhe disa prej tyre rezultojnë të jenë transferuar ose liruar më herët.

Autoritetet bëjnë me dije se situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video, ndërsa menjëherë pas publikimit të saj është angazhuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, i cili ka nisur një hetim të plotë administrativ dhe penal. Hetimi përfshin jo vetëm të burgosurit e identifikuar, por edhe verifikimin e zinxhirit komandues në institucion, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive në çdo nivel drejtues.

Ndërkohë, kontrollet në institucionet penitenciare janë intensifikuar. Gjatë veprimeve të fundit në IEVP Durrës janë sekuestruar tre telefona celularë, ndërsa personat e përfshirë janë vendosur në masa disiplinore dhe po përballen me procedim penal.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme