Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se kjo është thënë disa herë gjatë javëve të fundit, por pa ndonjë progres konkret.
“Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje”, ka thënë Trump, duke shtuar se “në thelb nuk u ka mbetur asnjë ushtri”. Sipas tij, “ata duan të bëjnë një marrëveshje, por unë nuk jam i kënaqur”.
Ndërkohë, SHBA po shqyrton mundësinë e përdorimit për herë të parë të raketës hipersonike “Dark Eagle” në një skenar të mundshëm përballjeje me Iranin.
Sipas raportimeve të Bloomberg, kjo armë mund të dislokohet në Lindjen e Mesme për të goditur objektiva të mundshëm iranianë, veçanërisht lëshuesit e raketave balistike që janë zhvendosur përtej rrezes së armëve ekzistuese amerikane.
“Dark Eagle”, e njohur edhe si “Long-Range Hypersonic Weapon” (LRHW), është një nga sistemet më të avancuara të ushtrisë amerikane, e projektuar për sulme precize në distanca të gjata.
Bëhet fjalë për një sistem raketor tokësor me kokë hipersonike rrëshqitëse, që arrin shpejtësi mbi Mach 5 (më shumë se pesë herë shpejtësia e zërit) dhe ka një rreze veprimi rreth 2700–3500 kilometra.
Ky sistem synon goditjen e shpejtë dhe të saktë të objektivave të rëndësishëm dhe të mbrojtur mirë, si qendrat komanduese, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe objektivat strategjikë.