Sociale 30 March 2025, 19:03 Nga VNA

Banorët e Kaçinarit në protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve

Ndaje në Whatsapp

Dhjetëra banorë të Kaçinarit, Arrëzit, Shtufit, Simonit dhe Shpërdhazës protestuan sot kundër ndërtimit të katër hidrocentraleve në Kaçinar të Mirditës. Ata kundërshtojnë projektin, duke argumentuar se marrja e ujit do ta dëmtojë rëndë jetesën në zonë.

Kompania “Shpërdhaza-Energji” ka nisur punimet për shtrimin e rrugës, e cila do t’i shërbejë më pas ndërtimit të HEC-eve, por banorët janë të vendosur ta ndalojnë këtë proces. “Pa ujë nuk ka jetë dhe nuk do të lejojmë që të na e marrin,” thanë ata gjatë protestës.

Në përfundim të tubimit, protestuesit vendosën të zhvillojnë një takim të martën me përfaqësues të bashkisë Mirditë dhe kompanisë ndërtuese. Banorët theksuan se kundërshtimi i tyre ndaj projektit ka nisur që para nëntë vitesh dhe se aktualisht çështja ndodhet edhe në gjykatë.

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme