Sociale 31 Mars 2025, 08:17 Nga VNA

Kalendarit kulturor në Durrës do t’i mungojnë disa faqe në 2025-ën

Ndaje në Whatsapp
Kalendarit kulturor në Durrës do t’i mungojnë disa faqe

Qyteti bregdetar, për vite një skenë alternative për festivale gjatë periudhës së verës, po mbyll siparin për shkak të mungesës së mbështetjes institucionale dhe vizionit për artin dhe kulturën. 

Një sërë festivalesh me karakter artistik e kulturor, të cilat u themeluan në Durrës në fillim të viteve 2000, tashmë janë ndërprerë.

Qyteti antik nuk arriti të krijojë një traditë, me gjithë përpjekjet e artistëve dhe poetëve, që u dhanë jetë atyre.

“Poeteka”, Bienalja “Netët e Muzikës Klasike”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit apo ai i Dancit Modern dhe Kontemporan, fituan admirimin e publikut, por njëkohësisht edhe indiferencën e pushtetit vendor e qendror.

I vetmi aktivitet i traditës që ka mbijetuar prej dy dekadash mbetet “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës”.

Poetët durrsakë mbajnë mend vjeshtën e vitit 2005, kur sirenat e anijeve në port lajmëruan ditën e parë të festivalit “Poeteka”. Nga ajo ditë, në qytet u zhvilluan 11 edicione të festivalit, me poetë të ardhur nga Ballkani, Evropa dhe SHBA.

“Programi ishte mjaft i ngjeshur dhe po ashtu edhe stacionet ku ndali Festivali,” tha për BIRN shkrimtari dhe studiuesi Arjan Leka, themelues i “Poetekës”.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, partner me disa festivale të rëndësishme europiane, u vlerësua si veprimtaria kulturore shqiptare më e mirë e vitit 2009.

Që në edicionin e parë, “Poeteka” krijoi standardin dhe formatin, pasi kishte pjesëmarrje nga 25 shtete.

“Çmimi ‘Unaza Poeteka’ – vepër unike e Pirro Ruços – mbetet edhe sot referencë në çmimet europiane të poezisë së kontinentit,” shprehet Arjan Leka.

Leka thekson se krijimi dhe përparimi i një festivali të poezisë bëhet më i mundur kur ai gjen mbështetjen e autoriteteve.

“Tradita e krijuar në qytetin e Strugës, ku janë paraqitur me poezinë e tyre 7 nobelistë, është shembulli më i mirë për këtë,” tha Leka.

Të njëjtin vendim për ndërprerjen e Bienales “Netët e Muzikës Klasike” mori, 20 vjet pas edicionit të parë për shkak të mungesës së financimit, edhe violinisti durrsak Florian Vlashi, që punon dhe jeton në Korunja (Spanjë).

“Për mua, mbyllja e Bienales ishte ikja e dytë nga Durrësi,” tha Vlashi, ndërsa shtoi se “mbyllja ishte e dhimbshme për të gjithë.”

“Nuk është për numrin e koncerteve, se sa për gjurmën që linte në jetën kulturore të qytetit, si kolonë e identitetit kulturor kombëtar ku merrnin pjesë të gjithë; siç duhet të jetë një festë e bukur e muzikës,” theksoi ai.

Sipas Vlashit, edicioni i 20-vjetorit të Bienales, që i dedikohej detit, u përgatit në të gjitha detajet, përfshi këtu edhe premierën e tre veprave madhore shqiptare nga Buharaja, Gjevelekaj dhe rikuperimin e krijimtarisë së Shaqir Kodrës. Ai shtoi se po krijohej edhe një urë lidhëse me solistët nga ‘Deutsches Symphonie-Orchester’ në Berlin.

“Por, ky edicion u anulua për mungesë financimi nga institucionet e Tiranës dhe Durrësit,” tha me keqardhje Vlashi.

Të njëjtën ndjesi trishtimi ka edhe Anila Varfi, kineaste, e cila në vitin 2008 filloi “aventurën” e festivalit të filmit.

“Gjithçka u bë për ‘Durrës International Film Festival’ u duk si një mision i pamundur, për vazhdimësinë e ekzistencës së tij ndër vite,” tha ajo.

Bashkë me artistët shqiptarë të artit të shtatë, pjesëmarrës në edicionet e Festivalit të Filmit, Varfi sjell në kujtesën e lexuesve edhe artistët e huaj, disa prej të cilëve të nderuar me çmime Oscar si Francis Ford CoppolaMilos FormanClaudia CardinaleFanny ArdantRade Šerbedžija, Jan Harlan, Paolo SorrentinoAri Folman, Jiří Menzel, Maia Morgenstern, Marco Bellocchio, Krzysztof Zanussi.

Durrësi zhvilloi një festival filmi, megjithëse qyteti antik nuk kishte kinema, një institucion i pandërtuar ende sot.

“Sa më shumë rritej festivali ndër vite, aq më e vështirë bëhej vijimësia e tij,” tha Varfi, 11 vjet pasi festivali i filmit është ndërprerë.

“Paradoksalisht, pamundësitë për të realizuar festivalin ishin më kokëforta se qëllimi dhe vullneti për ta organizuar atë,” shtoi ajo.

I vetmi festival i traditës në Durrës mbetet “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës”, i cili në periudhën qershor-korrik të këtij viti do të paraqitet në edicionin e 20-të të tij.

“Festivali ka mbijetuar falë pasionit, megjithë mungesat financiare në disa vite,” thotë Nevila Kalaja, drejtoreshë e tij.

“Kemi gjetur mbështetjen e institucioneve të huaja në vendin tonë,” shtoi ajo, ndërsa nuk harron të nënvizojë vështirësitë e krijuara nga mungesa e sallave të koncerteve.

Duke folur për përvojat e tij në Spanjë, violinisti Florian Vlashi kujton Festivalin e Muzikës Klasike në Bilbao, ku marrin pjesë 1400 muzikantë nga e gjithë bota dhe realizohen 70 koncerte në 3 ditë.

“Ky qytet, me 350 mijë banorë, gati sa Durrësi, pësoi një transformim rrënjësor të jashtëzakonshëm nga politikat kulturore,” tha ai, ndërsa kujtoi ndërtimin e muzeut Guggenheim, 16 bibliotekat publike, Festivalin e Muzikës Klasike, të cilat sollën bum të madh ekonomik dhe turizmin kulturor.

“Në këto 33 vite në festivale kam kuptuar një gjë thelbësore: për të arritur të tilla nivele, nuk duhet thjesht ana ekonomike, por një respekt i thellë për kulturën dhe traditën,” përfundoi Florian Vlashi./BIRN/

 

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme