Sociale 31 March 2025, 16:38 Nga VNA

Në prag të sezonit turistik, rriten importet që furnizojnë hotelet

Ndaje në Whatsapp
Në prag të sezonit turistik, rriten importet që furnizojnë

Sektori i turizmit ka marrë timonin e ekonomisë vitet e fundit, duke rritur prurjet valutore, punësimin  dhe pagat, por përfitimet nuk po shtrihen për të nxitur sektorë të tjerë të ekonomisë, sidomos prodhimin.

Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në dy mujorin e parë të vitit tregojnë se sasitë e importeve që lidhen me industrinë akomodimit dhe restoranteve po rriten.

Hotelet janë duke bërë përgatitjet për hapjen e sezonit që tashmë është afruar më herët në pranverë. Gjatë janar- shkurt sasitë e importeve e mobilieve, krevateve, dyshekëve dhe pajisjeve të ndriçimit janë rritur me 27 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Importet e pëlhurave dhe të tapicerive gjithashtu pësuan rritje me 33 për qind, prej kërkesës që kanë hotelet ne nisje të sezonit për çarçafë dhe perde etj. Këtë fillim vit kanë rënë importet e çadrave të diellit dhe prodhimeve të kashtës, të cilat kanë qenë shumë të larta vitin e kaluar.

Importet e çadrave janë frenuar këtë vit për shkak të disa rregullave të reja që përcaktoi qeveria në nëntor të vitit të kaluar që kufizon hapësirën në bregdetit nga plazhet private.

Turizmi po nxit gjithashtu edhe transportin detar për qëllime argëtimi. Të dhënat e dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në janar-shkurt sasia e importeve të varkave dhe mjeteve të lundrimit pësoi rritje vjetore me 39%.  Importi i varkave është rritur ndjeshëm vitet e fundit edhe për shkak të rritjes së aktivitetit te peshkimit.

Flota ka rritur numrin e anijeve nisur nga kërkesa e restoranteve dhe çmimet e larta të peshkut të egër dhe prodhimeve të tjera të detit.

Sasia e ushqimeve të importuara u rrit me tej në dy mujor me 4.6%, teksa sasitë e peshkut thuajse janë dyfishuar. Në janar-shkurt u importuan mbi 3 mijë tonë peshk nga 1,7 mijë tonë në dy mujorin 2023 me rritje 68%.

Shqipëria e ka të zhvilluar sektorin e mobilieve në tregun vendas në formë punishtesh dhe këto e kanë të pamundur të përballojnë kërkesën voluminoze që kanë hotelet. Të dhënat të tjera zyrtare nga INSTAT tregojnë se bizneset në sektorin e mobileve u përballen me faliment vitet e fundit, në paradoks me vrullin e ndërtimeve në Tiranë dhe në bregdet.

Është fakt se tre vitet e fundit sektori i turizmit u rrit shpejt, por prurjet valutore po ikin sërish jashtë vendit për të siguruar mallrat dhe ushqimet që nevojiten për pritjen e tyre. Psh sektori bujqësor po kalon vështirësi si në blegtori dhe prodhim, duke reflektuar mungesën e financimeve, të fuqisë punëtore dhe kostove të larta të in-puteve.  Nga ana tjetër rënia e euros po i bën mallrat e importit më të lira, duke i bërë ato gjithnjë e më konkurruese me ato që prodhohen në vend.

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar të gjithë sektorët që kishin lidhje me prodhimin pësuan rënie të shitjeve, përveç ndërtimit./ Monitor

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme