Kronika 2 May 2026, 10:17 Nga VNA

Reklamoi “200 mijë euro” orën në TikTok, përfundoi i grabitur në Paskuqan

Ndaje në Whatsapp
Reklamoi “200 mijë euro” orën në TikTok,

Klodian Gjoka vendosi që në rrjetin e tij social në TikTok të reklamonte një orë, e cila nëse do të ishte vërtet e markës që ai pretendonte vlera e saj shkonte deri në 200 mijë euro.

Ky reklamim në rrjetin social u bë shkak që ai të binte pre e grabitjes. 3 javë më parë, ai po udhëtonte me makinën e tij, kur një tjetër makinë i preu rrugën dhe e detyruan që të futej në një rrugicë.

Aty i marrin orën dhe më pas i hedhin çelësat e makinës dhe largohen. Nga kamerat e sigurisë autorët e dyshuar shfaqen teksa lëvizin në rrugicat e Paskuqanit dhe deri më tani nuk janë identifikuar.

Tik-tokeri ka deklaruar në polici se personat mbanin në makinë sinjalistikë policie dhe se në fakt ora që i grabitën nuk ishte një mall luksi, por fake.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme