Sociale 2 Prill 2025, 14:00 Nga VNA

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka, 4.5% e depozituesve kanë 58% të kursimeve totale

Ndaje në Whatsapp
950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka, 4.5% e

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka. Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë. 34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%. Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël. Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme. Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë. ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë. Depozitat e sigurueshme Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%. Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%. Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%. Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj. Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%. Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%./Monitor

Video

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin Fier–Roskovec, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz”, me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”. Si pasojë, drejtuesi i mjetit bujqësor, Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Roskovecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka dalë nga ambientet e SPAK pasi qëndroi për rreth dy orë. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Beci ka “kyçur” gojën para gazetarëve, duke mos bërë asnjë prononcim mbi arsyet e paraqitjes së tij në SPAK. Sipas SPAK, Beci akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, lidhur me procedurën “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik”, një projekt kërkimor me fond rreth 800 mijë euro. Tenderi në fjalë është zhvilluar në dhjetor të vitit 2019 dhe mes të pandehurve është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Në listën e të pandehurve përfshihen gjithashtu Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti. https://www.vna.al/politika/benet-beci-qep-gojen-pas-daljes-nga-spak-i18083

PD kërkon mbledhjen për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të hënën, mazhoranca kërkoi 1 muaj kohë. Mbledhja e mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar datë. Zbardhet video e debatit brenda mbledhjes. Bardhi -Peleshit: “Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.”

Adriatik Lapaj vijon protestën pa ndërprerje para kryeministrisë. Sot për ta qethur ka mbërritur dhe berberi…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme