Sociale 2 April 2025, 10:21 Nga VNA

2 Prilli 1991 – Dita e sakrificës për demokracinë në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
2 Prilli 1991 – Dita e sakrificës për demokracinë në

Sot shënohet 34-vjetori i ngjarjeve të 2 prillit 1991, kur në Shkodër humbën jetën katër të rinj gjatë protestave kundër regjimit komunist. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vranë nga forcat e diktaturës, duke u bërë simbole të qëndresës për demokraci.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, mes akuzave për manipulime dhe pakënaqësisë së qytetarëve, të cilët dolën në protestë kundër regjimit që ende mbante pushtetin. Kjo ditë kujtohet çdo vit si një nga momentet më tragjike të tranzicionit shqiptar.

Politika e tranzicionit nuk arriti kurrë ta respektonte kujtimin dhe idealin e të rinjve që u vranë në grahmat e fundit të komunizmit. Mbeturinat e të cilit mbajë ende peng demokracinë në Shqipëri.

I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve të Shkodrës!

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme