Sociale 3 April 2025, 14:32 Nga VNA

Censi i bujqësisë, INSTAT: Grumbullimi i të dhënave pas zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Censi i bujqësisë, INSTAT: Grumbullimi i të dhënave pas

Puna në terren për grumbullimin e të dhënave për Censin e Bujqësisë do të bashkërendohet mes një sërë institucionesh, përfshirë të ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe INSTAT. Grumbullimi i të dhënave kërkon edhe një bazë popullsie (statistikore) cilësore, të rekomanduar edhe nga ekspertë të FAO dhe BE, për të cilën duhet të përdoren dataset-i i të dhënave nga censi i popullsisë, regjistrat administrativë të MBZHR dhe Kadastrës.

Në raportin vjetor 2024 dorëzuar në Parlament, INSTAT pohon se bashkërendimi dhe bashkëfunksionimi cilësor dhe i unfikuar i këtyre dataset-eve kërkon ekspertizë, e cila është në proces, si dhe platformë specifike për grumbullimin e të dhënave në terren. Po ashtu për shkak të zgjedhjeve parlamentare të majit 2025, situata vlerësohet e papërshtatshme për grumbullimin e të dhënave.

Në këto kushte, INSTAT thekson në raport se vazhdon përgatitjet, ndërkohë që grumbullimi do të kryhet në një moment të përshtatshëm, mbi një bazë cilësore statistikore dhe teknologjike dhe situatë kombëtare.

“Ekspertët e INSTAT dhe të MBZHR po bashkëpunojnë me asistencën teknike për përgatitjen statistikore të këtyre dataset-eve. Jemi në diskutime me partnerët tanë evropianë për mbështetjen me ekspertizë dhe fonde. Nga situata e faktorëve të jashtëm, ky cens përkon edhe me zgjedhjet elektorale kombëtare, të cilat këtë vit kanë filluar përgatitjet më shpejt, për shkak të planifikimit.

Me nisjen e një aktiviteti të tillë, nuk rekomandohet dhe lejohet organizimi i një censi, i cili kërkon përfshirjen edhe të aktorëve të tjerë për mbështetje administrative dhe logjistike. Në këto kushte, INSTAT vazhdon përgatitjet, ndërkohë që grumbullimi do të kryhet në një moment të përshtatshëm, mbi një bazë cilësore statistikore dhe teknologjike dhe situatë kombëtare”,thuhet në raport.

Brenda pesëvjeçarit të Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026 është parashikuar zhvillimi i dy censeve: Censi i Popullsisë dhe Banesave dhe Censi i Bujqësisë. INSTAT realizoi në vitin 2023 Censin e Popullsisë dhe Banesave 2023. Në qershor të 2024-s u publikuan rezultatet kryesore të Censit në nivel kombëtar.

Censi i Bujqësisë është planifikuar të zhvillohet në përputhje me rekomandimet e FAO-s, për raundin e censeve 2020 dhe rregulloren e KE 1091/2018, mbi Statistikat e Integruara të Fermave. I parashikuar të zhvillohej në 2022, censi i Bujqësisë u shty për në 2024, duke qenë se ky cens është i lidhur ngushtë me censin e popullsisë.

INSTAT gjatë vitit 2024 vijoi punën përgatitore për realizimin e Censit të Bujqësisë, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë, si: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Ministria e Financave, etj, dhe me institucione ndërkombëtare si FAO, EU, Banka Botërore, të cilët mbështesin në mënyrë të vazhdueshme me ekspertizë. Për realizimin e këtij aktiviteti, INSTAT është në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me të cilën ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi.

Bashkëpunimi me MBZHR ka pasur fokus kryesor përgatitjen për zhvillimin e Censit, si vënien në dispozicion të regjistrave administrativë që kjo ministri disponon, finalizimin e dokumenteve strategjikë të Cens-it, së bashku me draft-pyetësorin e Censit të Bujqësisë.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka mbështetur INSTAT-in nëpërmjet asistencës teknike për realizimin e Censit të Bujqësisë, e cila është fokusuar në dy komponentë: 1. Aspektet metodologjike, duke përfshirë përgatitjen e pyetësorit të Censit të Bujqësisë; 2. Mbështetje në zhvillimin e një aplikacioni për grumbullimin e të dhënave të Censit të Bujqësisë, duke përdorur metodën CAPI (intervistë personale me ndihmën e kompjuterit).

Aktualisht, strategjia e Censit është në proces përditësimi dhe miratimi zyrtar varet nga miratimi i Projektligjit për “Censin e Bujqësisë”, i cili pritet të miratohet sipas Planit Kombëtar të Integrimit Evropian për periudhën 2024-2026. Ky projektligj ka kaluar një proces të gjatë konsultimesh me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë dhe po ndiqen hapat e mëtejshëm zyrtarë për miratim./ Monitor

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme