Sociale 9 April 2025, 14:14 Nga VNA

Media denoncon mungesën e ilaçeve, Pediatrisë i dhurojnë tableta

Ndaje në Whatsapp
Media denoncon mungesën e ilaçeve, Pediatrisë i dhurojnë

Në QSUT janë hapur dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik.

Fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin mësimin përmes teknologjisë dhe aktiviteteve edukative, duke përfshirë edhe mësimin sipas kurrikulës shkollore dhe aktivitete argëtuese si lexim, muzikë dhe art.

Në to janë vendosur katër mësues të sistemit arsimor dhe një mësuese e përhershme, e ciklit fillor.

Për fëmijët që e kanë të pamundur lëvizjet nga shtretërit, do të mundësohen tableta, smartphone dhe mjete didaktike të krijuara posaçërisht për ta. Krahas mësimit, do të ofrohen aktivitete që lidhen me leximin, fotografinë, muzikën etj.

Do ishte mirë që teksa këtyre fëmijëve u "dhurohet" pak argëtim, do duheshin siguruar nevojat bazike si trajtimi shëndetësor me ilaçe me protokollet më të fundit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme