Sociale 8 April 2025, 07:45 Nga VNA

Tenderët, shteti lidhi kontrata me vlerë 1.7 miliardë euro me privatin gjatë 2024-ës

Ndaje në Whatsapp
Tenderët, shteti lidhi kontrata me vlerë 1.7 miliardë euro me

Institucionet shtetërore shpallën fitues dhe lidhën 4863 kontrata me operatorë ekonomikë që morën pjesë në tenderë të ndryshëm për mallra e shërbime.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se vlera e fondit që ka rezultuar nga shpallja e fituesve pas procedurave ishte 171 miliardë lekë apo 1.7 miliardë euro.

Përqindja e fondit limit ndaj atij të fituar ishte 86 për qind. Sipas APP në total në sistemin e prokurimeve u hodhën 6811 procedura me një fond limit 326 miliardë lekë apo 3.2 miliardë euro por një pjesë e mirë e tyre u anuluan rreth 1641 të tilla dhe me një fond 67 miliardë lekë apo 670 milionë euro.

Raporti i APP ndalet edhe tek procedurat që institucionet negociojnë në tavolinë duke vlerësuar se ato ishin 674 milionë lekë apo 6.7 milionë euro.

“Krahasuar me numrin total tё procedurave tё përfunduar me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 2.3% tё tyre. Nё çdo rast, sikundër rezulton nga tё dhënat e analizuara, fondi i fituar pёr procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (674,974,038 lekë) është shumë më i ulët, krahasuar me fondin e fituar të procedurave të përfunduara me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël +negocim pa shpallje) (172,117,942,615 lekë) duke zёnё vetëm 0.4% tё fondit total tё fituar të procedurave tё përfunduar me fitues” thuhet në raport.

Nga analizimi i të dhënave për periudhën Janar – Dhjetor 2024 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të shpallura e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 3,789 procedura të shpallura në total ose 56% të procedurave të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,796 procedurave të shpallura në total ose 26% dhe të punëve publike 1,226 procedura të shpallura në total ose 18%.

Fondin më të lartë të procedurave të shpallura sipas tipit të kontratës e zë fondi i procedurave të tipit “Punë Publike” i cili zë 68% të fondit total të procedurave të shpallura, duke u pasuar nga procedurat e tipit “Mallra” me 17% dhe “Shërbime” me 15%./MONITOR

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme