Sociale 11 April 2025, 08:42 Nga VNA

Transferimet e para të emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit priten sot

Ndaje në Whatsapp
Transferimet e para të emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit priten sot

Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia drejt Shqipërisë, konkretisht në qendrën e Gjadrit, e cila është kthyer zyrtarisht në një CPR (Qendër e Paraburgimit për Riatdhesimin), sipas një dekreti të miratuar nga qeveria italiane.

Kjo është tentativa e katërt nga autoritetet italiane për të zhvendosur emigrantët në anën tjetër të Adriatikut, por ndryshe nga herët e tjera, këtë herë gjithçka duket se do të shkojë sipas planit. Dekreti i datës 28 mars lejon jo vetëm transferimin e azilkërkuesve të ndaluar në det, por edhe të migrantëve të parregullt ndaj të cilëve është lëshuar dekret dëbimi nga komisioneri i policisë dhe është vërtetuar qëndrimi i tyre në një CPR nga një gjyqtar.

Në qendrën e Gjadrit gjithçka është gati për pritjen e emigrantëve, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht ora e mbërritjes apo kombësia e 40 personave që pritet të vijnë nga Italia.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme