Sociale 11 April 2025, 08:45 Nga VNA

Raporti global i Aftësive 2025, “alarmi’ që duhet të dëgjojë edhe Shqipëria

Ndaje në Whatsapp

Ndërsa tregu global i punës transformohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme, i shtyrë nga teknologjitë si inteligjenca artificiale gjenerative (GenAI), kompanitë dhe profesionistët po përballen me një nevojë të ngutshme: zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive.

Raporti më i fundit i Udemy, “2025 Global Learning & Skills Trends”, thekson se vetëm ata që investojnë në aftësi të reja dhe përshtaten me teknologjinë do të qëndrojnë konkurrues.

Edhe pse Shqipëria nuk përmendet drejtpërdrejt në raport, konteksti global që ai pasqyron është më aktual se kurrë për vendin tonë. Me një fuqi punëtore të re, por shpesh të paformuar sipas nevojave të tregut, Shqipëria përballet me sfidën e madhe të përgatitjes për të nesërmen – një të nesërme të dominuar nga transformimi dixhital, kërkesa për njohuri teknike dhe fleksibilitet profesional.

Në këtë kontekst, Shqipëria po ndërmerr hapa për të përmirësuar sistemin e saj të arsimit dhe trajnimit profesional (VET) për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës dhe avancimeve teknologjike. Programi i Zhvillimit të Aftësive për Punësim 2023–2027, i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe të krijojë lidhje më të ngushta midis arsimit profesional dhe sektorit privat.

Ky program përfshin reforma në kornizën ligjore, zhvillimin e mekanizmave të financimit për zhvillimin e aftësive dhe promovimin e bashkëpunimit midis institucioneve publike dhe sektorit privat për të siguruar që programet e trajnimit të jenë në përputhje me nevojat e tregut.

Megjithatë, sfidat mbeten. Një raport i fundit nga OECD tregon se Shqipëria është e fundit në rajon për sa i përket aftësive dixhitale, me vetëm 23.8% të individëve që zotërojnë aftësi bazë ose më të avancuara dixhitale, krahasuar me mesataren e BE-së prej 53.9%. Kjo tregon për nevojën urgjente për të integruar aftësitë dixhitale në kurrikulat arsimore dhe për të ofruar trajnime të specializuara për të rritur konkurrueshmërinë e fuqisë punëtore shqiptare.

Për të adresuar këtë, një raport tjetër thekson nevojën për rishikimin e kurrikulave të arsimit profesional në Shqipëri për të përfshirë teknologjitë STEM dhe për të krijuar lidhje më të forta me sektorin privat. Kjo do të sigurojë që të rinjtë të jenë të përgatitur për tregun e punës, veçanërisht në sektorët dixhitalë dhe teknologjikë./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme