Sociale 13 Prill 2025, 11:18 Nga VNA

Emigrantët e Gjadrit të dënuar në Itali?! “Il Giornale” zbardh veprat penale për të cilat akuzohen

Ndaje në Whatsapp
Emigrantët e Gjadrit të dënuar në Itali?! “Il

Dy ditë më parë, anija italiane “Libra” ka sjellë në Shëngjin 40 emigrantë, të cilët janë vendosur në kampin e Gjadrit, i cili tashmë do të shërbejë si qendër riatdhesimi. Emigrantët janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia.

Ata zbritën nga anija të prangosur dhe të shoqëruar nga efektivë të shumtë të policisë. Media italiane “Il Giornale” ka dhënë detaje të reja lidhur me veprat penale që këto emigrantë kanë kryer në Itali dhe janë dënuar me burg. Në artikullin e mëposhtëm thuhet se ndaj tyre është lëshuar urdhër dëbimi pasi konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë.

“Il Giornale” shkruan se 60% e tyre kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës. Një tjetër shkelje ligjore e përbashkët e tyre është dhënia e informacioneve të rreme për veten.

 

Artikulli i plotë:

Cilët janë 40 emigrantët e paligjshëm të cilëve u është lëshuar një urdhër dëbimi për shkak të rrezikshmërisë shoqërore dhe janë transferuar në CPR të Gjadrit në Shqipëri në bordin e anijes Libra të Marinës? Sipas informacioneve të para, të paktën 60% e këtyre emigrantëve kanë një dosje policore me krime të shumta: disa kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës, sipas bazës kombëtare të të dhënave të policisë.

Këta emigrantë kanë edhe një shkelje ligjore të përbashkët: secili prej tyre ka dhënë të paktën një herë të dhëna të rreme personale.

Sipas asaj që sqaroi ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, këta emigrantë të paligjshëm janë përzgjedhur për “ndalim” në CPR-të, duke u dhënë përparësi personave që përveçse janë të parregullt për shkak se nuk kanë leje qëndrimi, janë të rrezikshëm për shoqërinë për shkak të krimeve të mëparshme.

Ligji thotë se ndër ata që do të mbahen në CPR para dëbimit, përparësi duhet t’u jepet atyre që konsiderohen si kërcënim për rendin dhe sigurinë publike “ose që janë dënuar, qoftë edhe me një dënim jo të formës së prerë, për krime për të cilat parashikohet arresti i detyrueshëm në flagrancë ose alarmi i veçantë shoqëror”, specifikoi Ministri i Brendshëm në një konferencë për shtyp në takimin për shtyp në Napoli.

Prandaj ishte i nevojshëm transferimi me pranga, si “persona të transferuar në kushte kufizimi të lirisë personale edhe si rezultat i një dispozite të marrë nga autoriteti gjyqësor”.

Mes emigrantëve të transferuar në CPR në Shqipëri, ka të paktën katër të cilësuar si të rrezikshëm social. Njëri prej tyre, me origjinë nga Afrika e Veriut, ishte liruar nga burgu më 30 mars pas një dënimi që përfshinte 1 vit, 5 muaj e 27 ditë burg për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe rezistencë ndaj punonjësit të policisë. Ai ka marrë dënime të shumta për vjedhje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe sulm.

Gjithashtu dyshohet se përdori identitete të shumta, dhe se nuk u përpoq kurrë të rregullonte statusin e tij duke kërkuar leje qëndrimi, duke mbetur kështu një klandestin që nga hyrja e tij në vend. Hera e parë që u ndalua dhe u fotografua për hyrje të paligjshme në Itali daton më 8 nëntor 2016. Më pas, ai u arrestua disa herë për krime kundër pronës dhe personit dhe ka deklaruar vazhdimisht të dhëna të rreme personale

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme