Sociale 14 Prill 2025, 07:30 Nga VNA

Ulje e fertilitetit dhe emigrimi/ OKB: Në Shqipëri do të përgjysmohen lindjet në 3 dekadat e ardhshme

Ndaje në Whatsapp
Ulje e fertilitetit dhe emigrimi/ OKB: Në Shqipëri do të

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj. Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054. OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 foshnja në vit. Realiteti i viteve të fundit ka treguar se treguesit demografikë të Shqipërisë patën ecuri më negative se edhe projeksionet me pesimistë për ecurinë e popullsisë. Askush nuk kishte mundur të parashikonte se lindjet në vendin tonë do binin me rreth 40 për qind vetëm në dekadën e fundit. Në vitin 2014 në vendin tonë lindën 35,700 foshnja, ndërsa më 2024 vetëm pak më shumë se 22 mijë ose 37% më pak se në 2014.

Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë ne moshën e lindjeje dhe nga e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja. Normat totale të lindshmërisë kanë rënë vazhdimisht gjatë gjysmës së shekullit të fundit, nga një mesatare totale e lindshmërisë prej 4.8 lindje për grua në 1970 në 2.2 në 2024.

Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100. OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5. Në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishte më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).  Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë./ Monitor

Video

Fermerët në Bruksel protestuan kundër marrëveshjes BE-Mercosur, duke bllokuar rrugë kryesore dhe duke shkaktuar incidente pranë Parlamentit Europian. Ata kundërshtojnë importin e produkteve bujqësore nga Amerika e Jugut, pasi sipas tyre dëmton fermerët europianë dhe subvencionet bujqësore. Protesta u shoqërua me bllokime nga traktorë, përplasje me policinë dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Ata ndezën zjarre, hodhën objekte ndërsa policia u përgjigj me me gaz lotsjellës.

Pas Francës protesta e fermerëve mbërrin edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit Organizata europiane e fermerëve Copa-Cogeca, e cila po organizon eventin, pret 10,000 pjesëmarrës, ndërsa kryeqyteti belg është fortifikuar. Tashmë në Bruksel, sipas përditësimit të policisë, 150 traktorë mbërritën herët të enjten në mëngjes, ndërsa dy tunele që të çojnë në qendër të qytetit janë mbyllur. Sipas organizatorëve, fermerët po protestojnë, kundër reformave të PPB-së dhe buxhetit të BE-së dhe “marrëveshjeve tregtare të papranueshme” si ajo me bllokun tregtar të Amerikës së Jugut Mercosur.

Hava Delibashi paraqitet në SPAK. Zv.drejtoreshë e AKSHI-t, është vënë nën masën e arrestit në shtëpi

Mbërrijnë në Apelin e Posaçëm avokatët e Belinda Ballukut, pasi do të shqyrtohet ankimimi i zv.kryeministres kundër masave të sigurisë pezullim nga ushtrimi detyrës dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme