Sociale 16 Prill 2025, 08:32 Nga VNA

BE synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

Ndaje në Whatsapp
BE synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë – përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Propozimi për të shtuar më shumë arsye në mesin e atyre ekzistuese për pezullimin e udhëtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Evropian qysh në vitin 2023, dhe Këshilli i BE-së – i cili përfaqëson 27 vendet anëtare – e miratoi qëndrimin e tij për këtë çështje një vit më parë. Megjithatë, për shkak të zgjedhjeve parlamentare evropiane në qershor të vitit 2024 dhe ngarkesës së madhe legjislative, Parlamenti Evropian vetëm së fundi ka marrë mandatin për të negociuar.

Javën e kaluar, u mbajt dialogu i parë ndërmjet tri institucioneve mbi legjislacionin e propozuar, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjatë Presidencës polake të Këshillit të BE-së, e cila zgjat deri në fund të qershorit. Nëse gjithçka shkon mirë, ligji i ri pritet të hyjë në fuqi në fillim të vjeshtës.

Në thelb, blloku po bëhet shumë më i ashpër ndaj liberalizimit të vizave, duke reflektuar një ndryshim më të gjerë: së pari, për të luftuar çdo formë migracioni të paligjshëm në BE; dhe së dyti, për të përdorur potencialisht regjimin e vizave si mjet politik për të ushtruar presion mbi vendet e treta.

Liberalizimi i vizave – i cili në këtë rast përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së përveç Irlandës, si dhe vendet joanëtare Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra – ka qenë prej kohësh një nga mjetet më të rëndësishme politike të Brukselit. Ai u lejon shtetasve nga vende të treta të vizitojnë BE-në deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh pa pasur nevojë për vizë. Kosova u përfshi në këtë listë në fillim të vitit 2024 dhe Gjeorgjia e Ukraina në vitin 2017 – lëvizje që u mirëpritën në këto vende.

Kërcënimi për të tërhequr këtë privilegj, për rrjedhojë, mund të shihet si një masë e vërtetë ndëshkuese. Mekanizmi aktual i pezullimit, në fuqi që nga viti 2018, mund të aktivizohet në rastet e abuzimit të qartë – për shembull, një rritje e numrit të qytetarëve të vendeve të treta që qëndrojnë më gjatë se limiti 90-ditor apo që përdorin udhëtimin pa viza për të kërkuar azil në BE. Deri tani, blloku ka pezulluar liberalizimin e vizave vetëm një herë: fillimisht përkohësisht, më pas përfundimisht, për shtetin e Paqësorit Jugor, Vanuatu.

Në terma të përgjithshëm, ka katër fusha kryesore ndryshimesh, pasi Brukseli synon ta bëjë mekanizmin e pezullimit të vizave një mjet ndëshkimi më të besueshëm. Së pari, liberalizimi i vizave mund të pezullohet nëse ekziston një perceptim për mospërputhje midis politikës së përgjithshme të vizave të BE-së dhe vendit të tretë pa viza.

Ky ishte rasti në vitin 2022, kur Serbia lejoi udhëtim pa viza për shtetasit e vendeve si Burundi, India dhe Kuba. Brukseli sugjeroi se shumë prej këtyre individëve po përdornin Serbinë si një “derë të pasme” drejt BE-së. Pas presionit nga Komisioni Evropian, Beogradi hoqi disa nga këto marrëveshje. Megjithatë, sipas legjislacionit të propozuar, sjellje të tilla mund të ndëshkohen më lehtësisht.

Një tjetër arsye për pezullim të vizave janë të ashtuquajturat kërcënime hibride. Edhe pse ende teorike, kjo dispozitë është frymëzuar nga vendet si Rusia dhe Bjellorusia, të cilat BE-ja i ka akuzuar për transportimin e emigrantëve nga Afrika dhe Azia drejt kufijve të BE-së, si të Polonisë dhe Lituanisë.

Tashmë, marrëveshjet për lehtësimin e vizave të BE-së me Moskën dhe Minskun janë pezulluar për disa vite, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe shtypjes së opozitës nga lideri autoritar bjellorus, Alayksandr Lukashenka. Megjithatë, nëse një vend tjetër pa viza ndjek një taktikë të ngjashme, mekanizmi i ri mund të aktivizohet si përgjigje. Së treti, nëse një vend operon një skemë të shtetësisë për investitorë – duke i lejuar individët të blejnë shtetësi pa ndonjë lidhje të vërtetë me vendin – atëherë liberalizimi i vizave me BE-në mund të pezullohet në të ardhmen.

Megjithatë, baza e katërt për pezullim është ndoshta më interesantja, pasi lidhet me marrëdhëniet politike të BE-së me vendet e treta. Legjislacioni, që është ende në fazën e draftit, parasheh që mekanizmi i pezullimit mund të aktivizohet në rastet e “shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve” apo “shkeljeve serioze të të drejtës dhe standardeve ndërkombëtare, përfshirë të drejtat e njeriut dhe mosrespektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.”

Nëse i pyesni zyrtarët e BE-së, leximi i tyre ka qenë gjithmonë se ekziston një “kriter demokracie” kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave – por kurrë nuk është shpjeguar qartë se çfarë përfshin saktësisht. Një aspekt tjetër interesant dhe i ri është se aktivizimi i mekanizmit në këtë rast duhet të jetë kompetencë ekskluzive e Komisionit Evropian, pas konsultimeve me vendet anëtare të BE-së, pasi lidhet me marrëdhëniet e jashtme të bllokut.

Megjithatë, në fund, do të jenë vendet anëtare – përmes një shumice të kualifikuar – që do të vendosin për pezullimin e liberalizimit të vizave me një vend të tretë. Siç e përshkruajnë zyrtarët e BE-së, ky mbetet “opsioni bërthamor kur të gjitha opsionet e tjera janë shteruar", pasi blloku zakonisht është i kujdesshëm për të mos ndëshkuar një popull të tërë në vend të qeverisë së tij.

Kjo është arsyeja pse, më herët këtë vit, BE zgjodhi të pezullojë liberalizimin e vizave vetëm për mbajtësit e pasaportave diplomatike të Gjeorgjisë, pas ngecjeve demokratike në vendin e Kaukazit. Megjithatë, opsioni për të shënjestruar gjithë popullsinë mbetet në tavolinë – dhe me zgjerimin e mundshëm të fushës së mekanizmit të pezullimit, blloku po mpreh qartazi armët e veta./ REL

Video

Momenti kur Rakip Gila, pasi kryen masakrën me dy viktima dhe dy të plagosur, kërcënon me armë drejtuesin e një automjeti, me të cilën tenton arratisjen.

Pas operacionit të zhvilluar sot në Elbasan, 30 personat e arrestuar janë nisur me autobus drejt qelive të paraburgimit në Tiranë. Ata do të qëndrojnë aty deri në përfundim të hetimeve.

?Kryeministri i Spanjës shpall embargo të plotë armësh ndaj Izraelit dhe e cilëson sulmet ndaj palestinezëve si ‘gjenocid’ "Ajo që po bën Izraeli nuk është vetëmbrojtje," por "shfarosje e një populli të pambrojtur dhe shkelje e ligjeve të së drejtës humanitare." Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka njoftuar sanksione të reja për të frenuar “gjenocidin” që po ndodh në Gaza. Ky hap i ri (jo një ndryshim drejtimi, duke marrë parasysh rolin që luan Spanja në dënimin e veprimeve të Izraelit) është si në aspektin narrativ — tani edhe qeveria spanjolle flet hapur për “gjenocid” — ashtu edhe në aspektin praktik, me kreun e qeverisë që ka njoftuar miratimin e afërt të një dekreti që formalizon atë që në praktikë ishte në zbatim prej kohësh: embargo të plotë për blerjen dhe shitjen e armëve me Izraelin. Përveç kësaj, lideri socialist ka shpallur edhe tetë masa të tjera. Ndërhyrja e Sánchez filloi duke kujtuar “vuajtjen” e popullit hebre, Holokaustin dhe “persekutimet” ndaj tij gjatë historisë, duke ritheksuar gjithashtu dënimin ndaj Hamasit. Por “me të njëjtën bindje, qeveria e Spanjës beson se një gjë është të mbrosh vendin tënd dhe një tjetër, krejt ndryshe, është të bombardosh spitale dhe të vrasësh nga uria fëmijë të pafajshëm. Kjo” — shtoi ai gjatë një konference për shtyp në Moncloa, parlamentin e Madridit — “është një sulm i pajustifikueshëm kundër popullsisë civile, të cilin raportuesi i Kombeve të Bashkuara e përkufizon si gjenocid. 60 mijë të vdekur, dy milionë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, gjysma prej të cilëve fëmijë.” Më pas ai kritikoi hezitimin e disa vendeve evropiane, si Italia, të cilat ende nuk kanë vendosur embargo për armët apo nuk janë shprehur në favor të njohjes së shtetit të Palestinës, një propozim që Madridi e ka përqafuar i pari në Evropë: “Fuqi të mëdha përfundojnë të bllokuara mes indiferencës dhe bashkëfajësisë.”

Një masiv pyjor në zonën e Bushtricës, Kukës, u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan rreth 60 punonjës nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Kukës, administrata e pyjeve, shërbimet publike dhe policia bashkiake, të mbështetur edhe nga grupe vullnetarësh. Burime bëjnë të ditur se terreni i vështirë nuk ka lejuar ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse, megjithatë punonjësit në terren po vijojnë punën intensive për izolimin e vatrës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme