Sociale 15 April 2025, 15:35 Nga VNA

“La Sapienza” nderon Ilaria Sulën – një emër që bëhet simbol i kujtesës ndaj viktimave të feminicidit

Ndaje në Whatsapp
“La Sapienza” nderon Ilaria Sulën – një emër

Universiteti “La Sapienza” në Romë i ka dhënë një nderim të veçantë Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e cila u vra në mënyrë tragjike nga ish-i dashuri i saj filipinez. Institucioni më i madh arsimor në Itali ka vendosur të emërtojë një nga sallat e tij të studimit me emrin e vajzës së re, në shenjë përkujtimi dhe respekti për jetën e saj të ndërprerë padrejtësisht.

Në ceremoninë solemne që u zhvillua në ambientet e universitetit, morën pjesë prindërit dhe vëllai i Ilaria Sulës. Babai i saj, Flamur Sula, u shpreh me emocione se vajza e tij “ka rilindur përmes këtij gjesti”, ndërsa falënderoi universitetin për nderimin dhe mesazhin që përcjell.

Përmes një deklarate, “La Sapienza” bëri të ditur se vendimi për të emërtuar sallën me emrin e Ilaria Sulës nuk është vetëm një homazh për të, por edhe një simbol për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në marrëdhënie intime. “Është një mënyrë për të mos lejuar që ëndrrat e tyre të harrohen,” u shpreh universiteti.

Trupi i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill, brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar rreth 40 kilometra nga Roma. Ajo ishte vrarë disa ditë më parë, më 25 mars, nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Ndërkohë, mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga autopsia e trupit të së resë shqiptare, të cilat rrëzojnë dëshminë fillestare të autorit. Samson kishte deklaruar se nuk kishte ushtruar dhunë fizike para vrasjes, por autopsia ka zbuluar të kundërtën. Një hematomë në vetullën e majtë, shenja goditjesh në sy dhe buzë, si dhe dëmtime në parakrahun e djathtë, tregojnë qartë përpjekjet e fundit të Ilaria Sulës për t’u vetëmbrojtur.

Emri i saj tashmë mbetet një kujtesë e gjallë, jo vetëm në muret e universitetit ku ajo ndoqi ëndrrën për të studiuar statistikë, por edhe në ndërgjegjen kolektive për të mos heshtur përballë dhunës ndaj grave

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme