Sociale 15 Prill 2025, 19:48 Nga VNA

Bizneset po penalizohen, kërkojnë ndryshime për kategorizimin e taksave vendore

Ndaje në Whatsapp

Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave vendore për vitin 2025, duke mos iu marrë parasysh xhiroja e realizuar në vitin 2024.

Një subjekt me veprimtari restorant, me xhiro prej 7,6 milionë lekësh në vitin 2024, është trajtuar si biznes me xhiro mbi 8 milionë lekë për vitin 2025, duke u kategorizuar në një fashë më të lartë tatimore.

Për rrjedhojë, këtij subjekti i është llogaritur detyrimi prej 112 mijë lekësh për t'u paguar për 2025, për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe tarifës së pastrimit, nga 22,8 mijë lekë që është detyrimi për bizneset në fashën e xhiros nga 2 milionë deri në 8 milionë lekë në vit.

Sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", i ndryshuar, kategorizimi i bizneseve për qëllime tatimore bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës.

Kjo do të thotë që për vitin 2025, duhet të merret parasysh xhiroja e vitit 2024 për të përcaktuar fashën përkatëse të tatimit. Referuar vendimit të Këshillit Bashkiak "Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës", për llogaritjen e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore për kategorinë e biznesit njësi prodhimi (ku përfshihet edhe veprimtaria e biznesit restorant), me qarkullim vjetor xhiroje në fashën e 0 deri në 2 milionë lekë, është 8,000 lekë në vit.

Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë, detyrimi i taksës është 9,000 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë, taksa është 27,000 lekë në vit.

Tarifa e pastrimit për bizneset e shitjes me pakicë, kategoria "Restorant, fast food etj. të ngjashme me to", me qarkullim vjetor xhiroje në fashën e 0 deri në 2 milionë lekë, taksa është 5,750 lekë në vit.

Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë, taksa është 13,800 lekë në vit.

Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë, taksa është 85,100 lekë në vit.

Detyrimi për pagesën e këstit të parë të taksave vendore, përfshirë taksën e pastrimit, taksën e tabelës, taksën e infrastrukturës arsimore, taksën mbi truallin, taksën mbi tokën bujqësore dhe taksën e ndërtesës, është brenda datës 20 Prill (ku paguhet 50% e vlerës), ndërsa brenda 30 Qershorit është afati për pagimin e 50% të vlerës së mbetur të detyrimit.

Kontabilistë të një prej studiove të kontabilitetit në Tiranë ngrenë shqetësimin se ka shumë biznese që, në një vit të ushtrimit të aktivitetit të tyre, kanë kaluar mbi 8 milionë lekë dhe në tatim-taksat vendore paguajnë si biznes i madh, duke qenë se kanë pasur përgjegjësinë e tatimit të fitimit në vitin 2023.

Më pas, për 2024 kanë qenë nën 8 milionë lekë, por tatimet nuk e ndryshonin përgjegjësinë tatimore dhe bashkia vazhdonte t’i tarifonte meqenëse ishin të regjistruar me tatim fitim dhe jo me tatim fitim të thjeshtuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pohon për Monitor se kategorizimi bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës dhe ky informacion vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas tyre, për vitin tatimor 2024 vlejnë përgjegjësitë tatimore sipas ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", dhe ky informacion përdoret për përcaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues për 2025.

Po ashtu, sipas tyre, për çdo ndryshim që pëson subjekti, duhet të vetëdeklarohet në bazë të Ligjit 9920 "Për procedurat tatimore".

"Referuar rregullimit specifik të percaktuar në Vendimin numër 158, date 26.12.2019 te Keshillit Bashkiak Tiranë "Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore nè qytetin e Tiranës" , te ndryshuar, lidhur me perllogaritjen e detyrimeve vendore ju informojmë se vlen përgjegjësia tatimore e subjektit.

Bazuar në Ligjin numër 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar, kategorizimi bëhet në bazë të vitit paraardhes tatimor. Rrjedhimisht për percaktimin e detyrimeve të vitit 2025, do të përdoret informacioni i grumbulluar për vitin tatimor 2024.

Në vijim ju informojme se, referuar dispozitave kalimtare te Ligjit numër 29/2023 "Për tatimin mbi te ardhurat", të ndryshuar, konkretisht gërma "e" e pikes 1 te nenit 69, ku percaktohet se per vitin tatimor 2024 do te vlejne pergjegjésite tatimore sipas Ligjit numër 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi te ardhurat", te ndryshuar, rrjedhimisht duke léne ne fuqi pergjegjesine tatimore edhe per kêté vit, i cili siç u sqarua me lart, perdoret ne percaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues per vitin 2025.

Në përfundim, sqarojme se konceptet juridiko-tatimore të futura rishtazi me Ligjin numër 29/2023 "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar, do të vlejnë në vijim duke nisur nga viti tatimor 2025, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e detyrimeve vendore për vitin 2026".

Edhe eksperte te kontabilitetit pohone se jane të shumta rastet ku mungon koordinimi mes drejtorive rajonale te tatimeve dhe tatim-taksave vendore per reflektim te rasteve te ndryshimit të xhiros, e cila duhet të korrigjohet nga subjektet te inspektorët tatimorë.

"Referuar rregullimit specifik të përcaktuar në Vendimin numër 158, datë 26.12.2019 të Këshillit Bashkiak Tiranë, “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar, lidhur me përllogaritjen e detyrimeve vendore, ju informojmë se vlen përgjegjësia tatimore e subjektit.

Bazuar në Ligjin numër 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, kategorizimi bëhet në bazë të vitit paraardhës tatimor. Rrjedhimisht, për përcaktimin e detyrimeve të vitit 2025, do të përdoret informacioni i grumbulluar për vitin tatimor 2024.

Në vijim, ju informojmë se, referuar dispozitave kalimtare të Ligjit numër 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, konkretisht gërma “e” e pikës 1 të nenit 69, ku përcaktohet se për vitin tatimor 2024 do të vlejnë përgjegjësitë tatimore sipas Ligjit numër 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, rrjedhimisht duke lënë në fuqi përgjegjësinë tatimore edhe për këtë vit, i cili, siç u sqarua më lart, përdoret në përcaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues për vitin 2025.

Në përfundim, sqarojmë se konceptet juridiko-tatimore të futura rishtazi me Ligjin numër 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, do të vlejnë në vijim, duke nisur nga viti tatimor 2025, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e detyrimeve vendore për vitin 2026.

Edhe ekspertë të kontabilitetit pohojnë se janë të shumta rastet ku mungon koordinimi mes drejtorive rajonale të tatimeve dhe tatim-taksave vendore për reflektim të rasteve të ndryshimit të xhiros, e cila duhet të korrigjohet nga subjektet te inspektorët tatimorë./ Monitor.al/

 

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme