Sociale 15 April 2025, 15:58 Nga VNA

Antoni Gaudí drejt shenjtërisë – “Arkitekti i Zotit” në rrugën për t’u shpallur shenjtor

Ndaje në Whatsapp
Antoni Gaudí drejt shenjtërisë – “Arkitekti i

Antoni Gaudí, mjeshtri katalanas që i dha jetë veprës madhështore Sagrada Família, është një hap më pranë shenjtërisë. Vatikani ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë se Papa Françesku ka njohur “virtytet heroike” të arkitektit, duke e përfshirë atë në procesin e gjatë të shenjtërimit në Kishën Katolike.

Gaudí, që njihet ndryshe edhe si “arkitekti i Zotit”, ndërroi jetë në vitin 1926. Devotshmëria e tij fetare dhe simbolika shpirtërore që përshkon veprën e tij, kanë frymëzuar breza të tërë. Për shumëkënd, puna dhe jeta e tij kanë qenë një burim konvertimi dhe përkushtimi ndaj besimit katolik.

Shoqata për Shenjtërimin e Gaudít, me mbi 80 mijë ndjekës në mbarë botën, ka lobuar prej dekadash për këtë kauzë, duke dëshmuar edhe për raste mrekullish nëpërmjet lutjeve drejtuar arkitektit. Pas vendimit të fundit nga Papa Françesku, Gaudí njihet tani zyrtarisht si “i bekuar”, faza e parë drejt shenjtërisë.

Ndërkohë, vepra e tij më e famshme – Sagrada Família – vijon të ndërtohet edhe sot. E nisur në vitin 1882, ky projekt i jetës së Gaudít pritej të përfundonte në vitin 2026, për të përkuar me 100-vjetorin e vdekjes së tij, por pandemia e shtyu afatin për shkak të mungesës së fondeve nga turizmi.

Në vitin 2010, Papa Benedikti XVI e shuguroi zyrtarisht bazilikën, duke e quajtur “një lavdi për Zotin, të ndërtuar prej guri”.

Nëse shpallet shenjtor, Antoni Gaudí do të jetë ndër të paktët artistë dhe arkitektë në historinë moderne që merr këtë status të shenjtë, duke forcuar më tej lidhjen mes artit, besimit dhe frymëzimit hyjnor

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme