Sociale 16 April 2025, 17:17 Nga VNA

Gjykata e Lartë britanike mer vendimin: “Femër ose mashkull” përkufizohet sipas seksit biologjik

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë britanike mer vendimin: “Femër ose

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar vendos që përkufizimi ligjor i një gruaje bazohet në seksin biologjik

Gjykatësit deklaruan se “koncepti i seksit është binar,” duke theksuar se kjo vendimarrje historike nuk duhet parë si një fitore për njërën palë mbi tjetrën.

Gjykata theksoi gjithashtu se personat transgjinorë mbeten të mbrojtur ligjërisht nga diskriminimi.

Qeveria skoceze kishte argumentuar se personat transgjinorë me certifikatë të njohjes së gjinisë (GRC) kanë të drejtë për mbrojtje të bazuar në seks, ndërsa organizata “For Women Scotland” argumentoi se këto të drejta zbatohen vetëm për ata që kanë lindur femra.

“For Women Scotland” shprehu mirënjohjen për vendimin pas një “rruge të gjatë” betejash ligjore, ndërsa organizata bamirëse “Scottish Trans” i bëri thirrje njerëzve “të mos shqetësohen.”

Qeveria skoceze deklaroi se ka vepruar “me qëllime të mira” dhe do të bashkëpunojë me Westminster-in për të kuptuar plotësisht pasojat e vendimit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme