Sociale 18 April 2025, 14:28 Nga VNA

Pas horizontit jeta vazhdon: e Premtja e Zezë dhe Pashkët

Ndaje në Whatsapp
Pas horizontit jeta vazhdon: e Premtja e Zezë dhe Pashkët

 

Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Pa dyshim: festa më e dashur e gjermanëve janë Krishtlindjet, festa e lindjes së Krishtit. Kjo është një ngjarje e gëzueshme. Shpërndahen dhurata dhe atmosfera e shenjtë e Krishtlindjeve ngjall shumë emocione. Sado e rëndësishme që është lindja e Jezuit, pra kthimi në njeri i Zotit, edhe më të rëndësishme janë e Premtja e Zezë dhe Pashkët. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

Të dyja festat kanë megjithatë një fazë përgatitore. E ashtuquajtura "java e zisë" fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi. Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Ndërkohë, në të gjitha konfesionet e krishtera kanë rënë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit për fajin e njerëzve është pjesë e pandarë e Pashkëve, pra ditës së Ringjalljes. Festa më e madhe e Krishtërimit përbëhet nga e Premtja e Zezë, nga e Shtuna e Zezë dhe nga e diela e Pashkëve e këto shihen ndërkohë si një e vetme.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme