Kronika 17 April 2025, 15:54 Nga VNA

Ngacmoi seksualisht 2 nxënëset e tij, ndalohet në Rinas mësuesi 55 vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Ngacmoi seksualisht 2 nxënëset e tij, ndalohet në Rinas

Fatmir Hoxha, mësues i shkollës 9-vjeçare në Rrajcë, 55 vjeç, baba i tre fëmijëve, është vënë nën hetim pasi dyshohet për ngacmim ndaj dy nxënëseve të klasës së tetë dhe të nëntë. Denoncimi ka ardhur fillimisht nga kolegët e tij, të cilët kanë vënë re sjellje të papërshtatshme ndaj vajzave 14-vjeçare në ambientet e shkollës, si me fjalë ashtu edhe me prekje.

Pas informacioneve të mbledhura, drejtori i shkollës ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit dhe ka bërë kallëzimin ndaj mësuesit. Fatmir Hoxha, sapo ka mësuar se ishte nën hetim, ka tentuar të largohet nga vendi, por është ndaluar në aeroportin e Rinasit nga efektivët e policisë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nxënëset janë marrë në pyetje në prani të psikologut, dhe ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike. Prindërit e vajzave kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe janë shprehur të tronditur nga akuzat ndaj mësuesit.

Vetë 55-vjeçari ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje, duke pretenduar se po largohej nga Shqipëria për arsye personale.

Prokuroria e Përrenjasit ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa mësuesi pritet të përballet me masën e sigurisë në ditët në vijim. Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin arsimor dhe opinionin publik lokal.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme