Kronika 17 Prill 2025, 13:59 Nga VNA

Nuredin Dumani përballet me Henrik Hoxhaj, rrëfehen porositë për vrasjen e Lulzim Mashës dhe Oti Kilës – Seanca pyetje-përgjigje në GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Nuredin Dumani përballet me Henrik Hoxhaj, rrëfehen porositë

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, prej javësh po vijon dëshminë përpara Gjykatës së Posaçme. Gjatë dy seancave të fundit, ai iu përgjigj pyetjeve të avokatit Gentian Rumano, mbrojtës i Henrik Hoxhajt.

Hoxhaj më herët kishte përfituar statusin e të penduarit të drejtësisë, por SPAK e anuloi marrëveshjen me të, pasi ai nuk rrëfeu disa prej krimeve.

Seanca e përballjes mes Dumanit dhe Hoxhajt – të cilët kanë bashkëpunuar në disa vrasje të rënda – u shoqërua me tensione të forta që çuan deri në shtyrjen e saj.

Gjatë seancës së së enjtes, Dumani rrëfeu se kishte marrë porosi për të vrarë Lulzim Mashën, drejtorin e shkollës “Wilson”, si dhe për të kryer një tjetër vrasje ndaj Oti Kilës. Sipas tij, porositë i kishte marrë nga Suel Çela, kundrejt pagesës.

Biseda në sallën e gjyqit:

Av. Gentian Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim?

Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në doganë si pasagjer. Ishim tre veta, të tre në kërkim.

Av: Sa kohë qëndrove atje?

D: Nuk e mbaj mend saktësisht, por kam qëndruar deri natën që Rusia sulmoi Ukrainën.

Av: Sa i premtove Henrikut për vrasjen e Mashës?

D: I premtova 150 mijë euro. I dhashë 10 mijë euro parapagim.

Ndërhyn Henrik Hoxhaj: Fillimisht ishte porosi për djalin e Lulzim Mashës. Kur nuk u gjet djali, u vendos që të vritej babai – që të vinte në varrim. Porosia erdhi nga "Sakati", Aleksandër Baho.

Av: A ishe në Kosovë kur i dhe këtë porosi Henrikut?

D: Po, isha në Kosovë. Nuk mbaj mend si jam lidhur. Në SKY përdorja pseudonimet “Alkatraz”, “Covid19” dhe “Toto Rina”. Këto edhe në Matrix. Henrikut në SKY i kisha vënë emrin “Baftjari”.

Av: A të ka takuar ndonjëherë në Kosovë Aleksandër Baho?

D: Po, disa herë. Porosinë për Lulzim Mashën ma dha Suel Çela. Më tha se ishte për persona të tjerë. Përveç Çelës, për këtë çështje kam folur edhe me Aleksandër Bahon. Kontaktin me Suelin ma dha Fatmir Troplini.

Av: Pse e pranove porosinë e Suelit?

D: Për para. Fillimisht për 150 mijë euro, më pas për 200. Sueli kurrë nuk më tregoi arsyen. Kur i tregova Henrikut, më tha se Masha ishte një plak i pafajshëm.

Henrik Hoxhaj, drejt Dumanit: E ndryshove porosinë. Fillimisht ishte për djalin. Arsyeja ishte se djali ndodhej në Maqedoni. Informacionet për hyrje-daljet e tij i morëm nga “Sakati” – Aleksandër Baho. Shuma ishte 150 mijë euro. Kur djali do vinte, do kishte 200 mijë euro me vete. Paratë që do merreshin, do ishin shtesë. Pritëm për gati një vit. Në mungesë të djalit, u vendos të vritej babai, që të vinte në varrim.

Av: A të ka kërkuar Aleksandër Baho të vrasësh Lulzim Mashën për llogari të të tjerëve?

D: Më ka kërkuar që të mos përmend se kemi pasur kontakte.

Av: Ti ke deklaruar që Aleksandër Baho të ka kërkuar të vrasësh Lulzim Mashën.

D: Suel Çela më tha se kishte një “punë” me mua. Këtë ma tha Aleksandër Baho kur erdhi në Kosovë. Nuk i kam folur Suelit për Henrikun. Në dijeninë time, Sueli dhe Henriku nuk kanë folur, por ndoshta fshehurazi, po. Pasi u plagosa, kanë komunikuar bashkë. Kam pasur dy telefona. Pas vrasjes së Bled Muçës, Sueli hoqi “Matrix”-in.

Dumani foli edhe për një tjetër porosi:

Me Behar Bajrin kam komunikuar përmes Elton Bashës. Ai i ka thënë Arlind Bushatit – i vrarë në ngjarjet e fundit në Shkodër – që jam shoku i tij. Behar Bajri më kërkoi të kryeja një goditje për Dorian Dhulin dhe Genc Tafilin. I kërkova 1.5 milionë euro. E pranoi shumën. Në këmbim, i kërkova Talo Çelën. Më tha: “Më ndihmo dhe do ta gjej unë”. Më premtoi informacion, por unë i thashë se gënjente.

Av: Ke deklaruar që Talo Çela strehohej te Suel Çela?

Prokurori: Ndaloni pyetjet. Këto janë pjesë e një tjetër hetimi.

Av: Keni dijeni ku ndodhet Talo Çela?

D: Nuk e di. Çdo ditë kërkoj informacion për vendndodhjen e tij.

Më pas, Dumani dha detaje edhe për porosinë për të vrarë Oti Kilën, që sipas tij, po ashtu kishte ardhur nga Suel Çela. Për shkak të tensioneve në sallë, seanca u ndërpre.

Video

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë biskotash në qytetin Trikala, në Greqi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas autoriteteve vendase, shpërthimi ka ndodhur gjatë orarit të punës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda objektit. Forcat e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të vënë situatën nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zona rezidenciale dhe rreshta tezgash në Tregun Kasongan, në Distriktin Katijan, Kalimantan Qendror, Indonezi. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe hapësira tregtare. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për vënien nën kontroll të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Një kryebashkiaku në Filipine i kanë bërë atentat me RPG-7 (armë anti-tank), por ai mbijetoi i palënduar. Automjeti i tij u godit gjatë një pritë në rrugët e "Shariff Aguak", ndërsa dy truprojat u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në spital. Pas sulmit, tre nga atentatorët u vranë gjatë ndjekjes nga policia dhe ushtria. Ky nuk është atentati i parë ndaj kryebashkiakut Akhmad Ampatuan Sr., i cili ka mbijetuar një sulm të ngjashëm më shumë se një dekadë më parë.

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme