Kronika 16 April 2025, 22:00 Nga VNA

Përplasja e BKH me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier, gazetarja Lala: Agjentët qëndruan në parkim, punonjësi i kompanisë i kërkoi llogari

Ndaje në Whatsapp
Përplasja e BKH me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier, gazetarja

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur dinamikën e incidentit të ndodhur një natë më parë në Fier, mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësve të një biznesi lokal, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt.

E ftuar në emisionin Open në News 24, Lala tha se hetuesit kishin shkuar në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm dhe kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri dy subjekte të dyshuara.

Siç tregon ajo, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. BKH kishte ndaluar në parkimin pranë ambientit dhe kishte filluar veprimet operative, por është përballur me reagimin e një punonjësi të biznesit, i cili u kërkoi llogari për praninë e tyre.

“Ka dalë një nga punonjësit dhe kanë kërkuar llogari pse ata ndodheshin aty. Punonjësit e BKH-së pretendojnë në dëshminë e tyre që konform çdo procedure ligjore dhe se operacioni ishte i një rëndësie të veçantë nuk kanë dhënë shpjegime, por kanë thënë që ndodhemi këtu për arsyet tona dhe kaq, këtu e kanë mbyllur diskutimin. Kanë kontaktuar prokurorin dhe ai ka urdhëruar sërish vijimin e operacionit, deklaroi Lala.

Agjentët e BKH-së janë shprehur se po kryenin detyrat e tyre zyrtare dhe se ndodheshin në hapësirë publike.

Sipas Lalës, hetuesit e BKH po vepronin me urdhër të prokurorit dhe përdorimi i dronit u bë për shkak të pamundësisë për të ndjekur automjetet në distancë.

Po ashtu, ajo zbuloi se pasi ka ndodhur debati oficerët e BKH janë larguar dhe nipat e Kapllanajt dhe një një punjës i kompanisë, në aksin Fier-Patos, siç kanë dëshmuar agjentët, kanë dhunuar këta të fundit.

“Ka ndodhur debati aty, oficerët e BKH janë larguar dhe nipat e zotit Kapllanaj të cilët janë të arrestuar dhe një një punjës i kompanisë, në aksin Fier-Patos kanë debatuar me ta, dhe sipas dëshmisë, agjentja e BKH-së, njera është zonjë dhe është rreth të 50 dhe dy të tjerë, kanë pretenduar se janë goditur nga nipat e zotiti Kapllani dhe punonjësi”, tha gazetarja.

Klodiana Lala: Agjentët e BKH-së kanë pasur një urdhër të prokurorit që në bashkëpunim më forcën e posaçme operacionale të kryenin veprime hetimore shumë të rëndësishme në lidhje me një çështje që prek njerëz të rëndësishëm.  Nuk mund të jap detaje më shumë sepse operacioni është duke u zhvilluar dhe ka ditë që po kryen veprime në disa qytete, përfshirë dhe Fierin.

BKH ka vajtur dhe ka qenë në mbikëqyrjen e prokurorit e posaçëm,  që ka deleguar ata për veprimet hetimore. Ata u delegojnë detyrat hetuesve të BKH, që janë në dy profile, ata që merren me krimin e organizuar dha ata që merren me korrupsionin.

Në rastin konkret, hetuesit në fjalë që edhe targën që zotëria (Agron Kapllanaj) paradite mbajti një version tjetër ku tha që nuk ekzistonte, janë targa të miratuara me vendim të drejtueses së BKH, nga policia e shtetit, shpesh BKH-ja operon dhe në mënyra të fshehta për të mos rënë në sy kur ndjek subjekte të caktuar. Ka disa taktika që jo çdo njeri mund t’i dijë. Ata kanë shkuar në Fier, janë ndaluar në pjesën e jashtme…. Nuk mund të jap detaje për arsyen sepse nuk më lejohet kategorikisht…

Në momentin që kanë shkuar aty, kanë qëndruar te parkrimi, pa e menduar që mund të kishte problematikë, ka ngritur dronin për të gjurmuar dy automjete që lëviznin në zonë, në pamundësi për t’i ndjekur në distancë, për shkak se ju e dini që qytetet e vogla janë qytetet kua ata bien në sy, është dhënë urdhër që të ndiqeshin dy subjektet që ishin për tu ndjekur, dhe që besoj shumë shpejt do kuptohet e vërteta.

Nga brenda kompanisë së zotit Kapllanaj, biznesi mos gaboj është në emër të vëllait të tij, Shkëlqim Kapllanaj. Ka dalë një nga punonjësit dhe kanë kërkuar llogari pse ata ndodheshin aty. Punonjësit e BKH-së pretendojnë në dëshminë e tyre që konform çdo procedure ligjore dhe se operacioni ishte i një rëndësie të veçantë nuk kanë dhënë shpjegime, por kanë thënë që ndodhemi këtu për arsyet tona dhe kaq, këtu e kanë mbyllur diskutimin. Kanë kontaktuar prokurorin dhe ai ka urdhëruar sërish vijimin e operacionit.

Parkimi është jashtë rrethimit të kompanisë dhe është konsideruar pronë publike. Nuk kanë ndërdyrë në porën, është jashtë rrethimit. Ka ndodhur debati aty, oficerët e BKH janë larguar dhe nipat e zotit Kapllanaj të cilët janë të arrestuar dhe një një punjës i kompanisë, në aksin Fier-Patos kanë debatuar me ta, dhe sipas dëshmisë, agjentja e BKH-së, njerA është zonjë dhe është rreth të 50 dhe dy të tjerë, kanë pretenduar se janë goditur nga nipat e zotiti Kapllani dhe punonjësi.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme