Kronika 16 April 2025, 14:42 Nga VNA

Afera e inceneratorit të Tiranës – 2 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka. Detaje nga abuzimet e zbuluara

Ndaje në Whatsapp
Afera e inceneratorit të Tiranës – 2 vite burg për

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj 8 të pandehurve të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua përfundimisht me 2 vite burgim dhe me heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Po ashtu, të pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha (ish-zyrtar i lartë në Bashkinë e Tiranës) dhe Namik Simixhiu, u dënuan secili me 2 vite burgim, si dhe u ndaluan nga ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Valbona Ballgjini u dënua me 2 vite burg, por dënimi iu pezullua dhe ajo u vendos në shërbim prove, ndërkohë që i është ndaluar gjithashtu ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Sidita Kopliku u dënua me 1 vit burg, i cili u konvertua në 80 orë punë në interes publik brenda një periudhe prej 6 muajsh. Ajo gjithashtu nuk mund të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë, Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm.

Abuzimet e zbuluara sipas hetimeve të SPAK

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hetimet zbuluan veprime të kundërligjshme të kryera nga të pandehurit në funksion të detyrës së tyre, në lidhje me propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”.

SPAK thekson se:

Anëtarët e Komisionit propozuan dhënien e bonusit pa hartuar raport përmbledhës dhe pa sqaruar kostot e projektit.

Projektvendimi për dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës shoqërisë “Integrated Energy BV” u përgatit dhe u dërgua në Këshillin e Ministrave nga zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit: Lefter Koka, Alba Thoma, dhe Bledar Karoli.

Gjithashtu, rezulton se shoqëria “Integrated Energy BV” kishte njohuri paraprake për procedurën dhe ishte pajisur me dokumentacionin e nevojshëm përmes ndihmës së zyrtarëve të Ministrisë, përfshirë:

Lefter Koka (Ish-ministër)

Alba Thoma (Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike)

Bledar Karoli (Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve)

Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu (anëtarë të Komisionit të Koncesionit)

SPAK bën me dije se dokumentet standarde të koncesionit nuk janë hartuar nga komisioni, por nga punonjës të shoqërisë së Klodian Zotos, “Integrated Technology Services” sh.p.k, dhe janë dërguar më pas në Ministrinë e Mjedisit përmes Alba Thomës dhe Bledar Karolit.

Këta të fundit kanë shërbyer si urë lidhëse ndërmjet Ministrisë dhe kompanisë propozuese, duke ndihmuar në përgatitjen dhe miratimin e procedurës koncesionare pa dokumentacion të plotë dhe pa mbledhje zyrtare të komisionit.

Gjithashtu, është konstatuar se të pandehurit kanë përdorur të dhëna fiktive në studimin e fizibilitetit të paraqitur nga shoqëria propozuese, duke rritur artificialisht tarifën e depozitimit të mbetjeve në 29 euro/ton, pa kryer verifikime.

Persona të tjerë të përfshirë

Në një proces të ndarë gjyqësor, po gjykohet ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako.

Ndërsa Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, dy persona të konsideruar si bosët faktikë të inceneratorëve, janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme