Kronika 15 April 2025, 20:24 Nga VNA

Atentati ndaj Irakli Davellës dhe Etmond Hysës në Athinë, në kafe me ta Hektor Xheçuka krahu i armatosur i Ervis Martinajt

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj Irakli Davellës dhe Etmond Hysës në Athinë,

Në Shënjestër

Por Irakli Davella dhe Edi Lulo, apo Etmond Hysa, të cilëve iu bë atentat në Athinë, nuk ishin të vetëm atë ditë në kafe, kur u qëllua me breshëri zjarri kundrejt tyre.

Tashmë policia greke ka krijuar bindjen se në të njëjtën kafe të ulur me ta, ishin edhe dy persona të tjerë. Njëri prej të cilëve u çua dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.  Dhe që thuhet se mbeti i plagosur lehtë.

Por edhe pse emri i këtij personazhi ka mbetur mister, emisioni ‘Në Shënjestër’ ka arritur të zbulojë identitetin e tij.   Para se të binin në pritën e plumbave, Edi Lulo dhe Irakli Davella, janë parë duke pirë kafe bashkë me dy persona të tjerë.

Njëri prej këtyre personave është çuar më herët nga tavolina.

Ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë momentit kur Irakli Davella, Edi Lulo dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Por sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë në vendngjarje është larguar dhe është ende dhe sot në kërkim nga policia për të dhënë dëshminë e tij.

Ky person, dyshohet të jetë i shumëkërkuari i SPAK, Hektor Xheçuka, krahu i armatosur i Ervis Martinaj dhe me lidhje të fortë me një tjetër personazh të krimit, Emiljano SHullazi.

Xheçuka, që dikur konsiderohet si një ‘peshë’ e lehtë në botën e krimit, duket se sot është shndërruar në një lojtar që ka marrë frerët e një bande të rrezikshme kriminale dhe dyshohet të jetë përfshirë edhe në trafikun e narkotikëve.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme