Kronika 15 April 2025, 13:07 Nga VNA

SPAK kërkon dënimin me 4 vite e 6 muaj burg për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon dënimin me 4 vite e 6 muaj burg për ish-drejtuesin e

 

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i propozuar i reduktohet në 3 vite burg. Zarka akuzohet për korrupsion në sistemin e drejtësisë dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, kryer në bashkëpunim në tre raste të ndryshme.

Ai rezulton i implikuar në dosjen e bujshme "Toyota Auris", e cila lidhet me kontrabandimin e 3.4 milionë eurove nga Belgjika në Portin e Durrësit. Nga përgjimet e realizuara në aplikacionin Sky ECC, Zarka dyshohet se ka ushtruar ndikim te kolegët e tij në Prokurorinë e Tiranës dhe ka marrë para nga avokati Radovan Çela, me qëllim favorizimin e të pandehurve në këtë dosje.

Në të njëjtën dosje është e akuzuar edhe ish-oficerja e policisë gjyqësore, Erjona Daupaj. Ajo dyshohet se ka marrë para nga avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi, në emër dhe për llogari të zyrtarëve të lartë të Prokurorisë së Tiranës. Këta të fundit do të ndikonin në Gjykatën e Tiranës për përfundimin e çështjes në favor të të pandehurve.

Zarka po gjykohet në një proces të ndarë nga të pandehurit e tjerë, ndërkohë që SPAK vijon hetimet për gjyqtarë e prokurorë të tjerë të dyshuar për përfshirje në korrupsion.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme