Kronika 14 April 2025, 11:23 Nga VNA

Dumani: Kallëzimet e nisura nga qytetarët, tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK

Ndaje në Whatsapp
Dumani: Kallëzimet e nisura nga qytetarët, tregues i rritjes së

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se rritja e kallëzimeve të nisura nga qytetarët tregon besimin gjithnjë e më të madh ndaj punës së institucionit. Sipas tij, krahasuar me një vit më parë, ka pasur një rritje prej 36% të hetimeve të nisura nga denoncimet qytetare, ndërsa vihet re një ulje e kallëzimeve nga Policia e Shtetit.

Në raportimin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se aktualisht janë nën hetim 33 zyrtarë të lartë për korrupsion, nga të cilët 19 janë dërguar në gjykatë. Për 10 funksionarë publikë janë dhënë dënime të formës së prerë vetëm gjatë vitit 2024.

Ai theksoi se hetimet kanë treguar që korrupsioni zhvillohet në mënyra gjithnjë e më të sofistikuara dhe se SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me vendet e rajonit si Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe po punohet edhe me Serbinë për të rritur kontaktet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Fokusi i SPAK ka qenë përmbushja e rekomandimeve të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave. Gjatë vitit 2024, struktura është përforcuar me 20 prokurorë të rinj nga KLP. Dumani theksoi se përkundër sfidave dhe presioneve, puna e institucionit ka vijuar pa ndërprerje, dhe rezultatet janë fryt i punës së ekipit dhe mbështetjes së qytetarëve.

Sipas tij, SPAK ka kaluar nga roli i pritësit të kërkesave nga partnerët ndërkombëtarë, në një rol aktiv dhe ndihmues. Aktualisht, 9.5% e totalit të të burgosurve në vend janë rezultat i hetimeve të SPAK.

Gjatë vitit janë regjistruar 145 çështje me 765 të pandehur, ndërsa për 91 çështje vijon procesi gjyqësor. Në raportin e dorëzuar në Kuvend dhe KLP, theksohet se prokurorët e posaçëm janë përballur me presione nga eksponentë të politikës, krimit të organizuar dhe media të caktuara. Dumani raportoi sot i shoqëruar nga prokurorët Klodian Braho dhe Adnand Xholi.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka evidentuar disa nga problematikat kryesore me të cilat përballet institucioni që ai drejton. Gjatë një deklarate publike, Dumani theksoi se një pjesë e këtyre sfidave janë të trashëguara ndër vite, ndërsa të tjera mbeten ende të paadresuara.

Presioni i jashtëm ndaj institucionit është një nga shqetësimet kryesore të Dumanit. Ai nënvizoi se SPAK është vendosur shpesh në qendër të debateve dhe sulmeve politike, duke ndikuar në punën e pavarur të prokurorëve.

Një tjetër çështje kritike është mungesa e një statusi të qartë ligjor për prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit. Sipas Dumanit, kjo situatë krijon pasiguri dhe mund të ndikojë në angazhimin e tyre afatgjatë në sistem.

Dumani shtoi se SPAK vuan gjithashtu nga mungesa e këshilltarëve ligjorë, element kyç për ndihmesën në analizimin e çështjeve të ndërlikuara ligjore. Ai theksoi nevojën për krijimin e një njësie analize, që do të shërbejë si mbështetje në hetimet komplekse.

Ndërkohë, numri i ulët i referimeve nga institucionet publike u cilësua gjithashtu si një problem i vazhdueshëm, që ndikon në eficencën e hetimeve.

Në fund, Dumani ngriti shqetësimin për mosekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një çështje që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për drejtësinë shqiptare, për shkak të shtimit të numrit të personave që kërkohen për ekstradim nga ky shtet.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme