Kronika 12 April 2025, 15:52 Nga VNA

Vrasja makabre e Suela Sula/ Kushtetuesja blindon dënimin përjetë për njërin nga autorët. Krimin e urdhëroi burri i saj

Ndaje në Whatsapp
Vrasja makabre e Suela Sula/ Kushtetuesja blindon dënimin përjetë

Suela Sula ishte nënë e 3 fëmijëve. Ajo përpiqej cdo ditë, të bënte më të mirën e saj për ta dhe bashkëshortin Satedinin. Por, pas ardhjes në jetë të fëmijës së tretë, Satedini filloj të shfaqet xhelozi. Marrëdhëniet mes ciftit u tensionuan aq shumë, sa Suela Sula regjistroi debatet mes tyre në celularin e saj. Gruaja filloi të shkruante edhe letra, rreth situatës së vështirë që po kalonte në familje. E pikërisht këto të dhëna do të hidhnin më vonë dritë mbi vrasjen e saj makabre.

Satedini në vend që të divorcohej nga nëna e 3 fëmijëve dhe secili të vijonte jetën, thuri plane për vrasjen e saj, me qëllim që ajo të mos përfitonte asgjë nga pasuria e përbashkët. Cifti kishte një biznes mobilerie ku të dy kishin punuar ndër vite.

Për të vrarë gruan ai porositi punonjësin e mobilerisë Fatjon Karmeshtna.

Sipas bisedave të regjistruara në cellularin e Suelës, rezultonte se bashkëshorti i saj kishte thurur fillimisht plane për ta vrarë, duke e vënë atë në gjendje hipnoze ose përmes helmimit, me qëllim që të dukej aksidentale.

Por, mëngjesin e 18 prillit 2016, kur të gjithë punonjësit ishin pushim, Satedin Sula e përcjell Suelën tek mobileria. Ai largohet prej andej për të bërë disa takime, me qëllim që të krijonte alibinë se nuk kishte lidhje me vrasjen, pasi sic rezultoi më vonë, kishte porositur punonjësin ta vriste.

Fatjon Karmeshtna hyn në ambjentet e brendshme të biznesit që ndodhet në Melgushë të Shkodrës dhe e mbyt gruan e pronarit, duke i shtrënguar fytin me duar. Nga përleshja me të dhe tentativa për të shpëtuar Suela e gërvishti vrasësin. Në thonjtë e gruas u gjetën mbetje dhe përmes ADN-së u konfirmua se i përkisnin Karmeshtën.

Satedin Sula dhe Fatjon Karmeshtna u dënuan të dy me burgim të përjetshëm.

Dosja në Kushtetuese

9 vite pas ngjarjes që tronditi vendin, Gjykata Kushtetuese “vulosi” dënimin me burgim të përjetshëm për Fatjon Karmeshtën. Ai pretendonte se gjatë gjykimit nga shkallët më të ulëta i ishin cënuar të drejtat. Konkretisht, pretendonte se shkallët më të ulëta të gjykimit, nuk kishin kryer një hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Ndërsa provat me dëshmitarë nuk ishin vlerësuar si duhet, për shkak se nuk ishte marrë në konsideratë rrëfimi i gruas së tij dhe një të afërmi, lidhur me vendndodhjen e tij në kohën kur ishte vrarë Suela Sula.

I dënuari pretedonte se i ishin shkelur e drejta për tu dëgjuar dëshmia e tij në procesin ndaj Satedin Sulës, bashkëshortit të Suelës, që rezulton urdhërues i krimit, i cili u gjykua vecmas.

Fatjon Karmeshtna i tha Kushtetueses se Gjykatat, shkelje të hapur të ligjit, kanë refuzuar kërkesën e mbrojtjes për kryerjen e riekspertimit biologjik në lidhje me ADN-në e viktimës dhe të kërkuesit nga një institucion ndërkombëtar. Ai pretendonte se kishte mungesë besimi ndaj institucionit në varësi të Ministrisë së Brendshme që realizoi aktin e ekspertimit, si dhe akti u mbështet në një material për nxjerrjen e profilit gjenetik të tij të marrë në rrugë operative.

Sipas kërkuesit gjykatat nuk kanë administruar një provë dominuese siç është informacioni për vendndodhjen e qelizës telefonike të aparatit të tij dhe lëvizjet që ka bërë ditën e ngjarjes, pasi pretendon se ndodhej larg vendit të ngjarjes. Por të gjitha argumentat e tij janë rrëzuar. Pasi Kushtetuesja thotë nuk rezulton të jenë cënuar te drejtat e të dënuarit, për këtë arsye nuk e ka kaluar dosjen për shqyrtim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, dënimi i përjetshëm për Karmeshtën mbetet në fuqi, si ekzekutor i nënës së 3 fëmijëve.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme