Kronika 12 April 2025, 10:37 Nga VNA

Keqtrajtuan fëmijën dhe e detyruan të publikonte video banale në rrjete, dënohen babai e gjyshja

Ndaje në Whatsapp
Keqtrajtuan fëmijën dhe e detyruan të publikonte video banale

Prokuroria e Beratit shpalli pretencën për babain dhe gjyshen që keqtrajtuan djalin dhe nipin duke e detyruar të publikojë video banale në rrjetet sociale.

Në përfundim të gjykimit, prokuroria kërkoi dënimin me 3 vite burgim si dhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’për Armando Kumarakun. Për gjyshen e fëmijës Natasha Rombla u kërkua dënimi me dy vite burgim. “Të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur, (djali dhe nipi i të pandehurve) kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’”, njoftoi prokuroria.

Në dosje thuhet se “Gjatë seancës vlerësuese është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri. Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur. Bullizimi që ushtrohet duke ju drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, arrihet në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit Armando Kumaraku dhe Natasha Rombla kanë kryer veprën penale për të cilën u akuzuan. Ata kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik që ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri, duke qënë se të gjithë modelet që ai ka pasur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e tij dhe në zhvillimin e tij si individ.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme