Kronika 11 April 2025, 15:38 Nga VNA

Kreu 8 vjedhje në 48 orë, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Kreu 8 vjedhje në 48 orë, arrestohet 23 vjeçari në

Një 23-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një serie vjedhjesh të kryera brenda 48 orëve të fundit. Operacioni policor, i koduar “Repeater”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të hetimeve për goditjen e veprimtarisë kriminale ndaj pronës dhe pasurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu me iniciale O.T. u identifikua dhe u vu në pranga pasi dyshohet se më 8 prill ka kryer tre vjedhje me thyerje në markete dhe dyqane të ndryshme në kryeqytet. Ndërkohë, më 9 prill ai ka vjedhur pesë biçikleta në rrugë dhe ambiente banimi, pronë e katër qytetarëve.

Operacioni u bazua në informacione të siguruara nga inteligjenca policore dhe kallëzimet e qytetarëve të dëmtuar. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse i arrestuari është i përfshirë në raste të tjera vjedhjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme