Kronika 10 April 2025, 18:42 Nga VNA

Prapaskenat e kontrolleve te bizneset e lidhura me Suel Çelën. Përplasja PD-polici, si qëndron e vërteta

Ndaje në Whatsapp
Prapaskenat e kontrolleve te bizneset e lidhura me Suel Çelën.

SPAK urdhëroi mëngjesin e sotëm kontrolle në 6 ambiente, kompani dhe banesa, ku dyshon se mund të sigurohen prova ndaj kreut të organizatës kriminale Suel Çela dhe anëtarëve të saj, si dhe të identifikohen zyrtarë vendorë të lidhur me ta. Kontrollet u ushtruan deri në mesditë dhe prej këtyre ambienteve u sekuestruan dokumente, laptopë, celularë dhe sende të tjera.

Në përfundim të kontrollit, PD nëpërmjet Belind Këlliçit akuzoi Policinë e Shtetit se kishte refuzuar urdhrin e SPAK për kontrollet dhe se kishte penguar hyrjen në ambientet e brendshme të tregut Agro Ushqimor të babait të Suel Çelës.

“Narko-drejtori i policisë ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS-së në rajon, grupit të Suel Çelës,” deklaroi drejtuesi politik i Tiranës.

Megjithatë, burime pranë SPAK mohuan akuzat, duke sqaruar se nuk ka pasur urdhër për kontroll në tregun Agro Ushqimor. “Kontrollet janë në kuadër të hetimeve ndaj Suel Çelës. Janë 6 objekte për kontroll. Nuk ka pasur urdhër për kontroll të tregut Agro Ushqimor,” tha një burim pranë SPAK.

Edhe Policia e Shtetit reagoi lidhur me akuzat e Këlliçit, duke deklaruar:

“Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm dhe konform ligjit.” Policia i cilësoi sulmet si përpjekje për intimidim të strukturave.

Por pavarësisht reagimit të Policisë së Shtetit kësaj, duhet pranuar se kjo e fundit, për shumë ngjarje, ka bërë përpjekje për t’i fshehur ato dhe shpesh reagon vetëm pas skandalet raportohen në media. Rasti i fundit është ai i hyrjes së personave të paidentifikuar në kompaninë One, ngjarje që u raportua fillimisht nga media dhe që e bëri policinë e Ilir Prodës të reagojë me disa muaj vonesë nga koha kur kishte ndodhur skandali.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme