Kronika 10 April 2025, 11:41 Nga VNA

Legalizuan 3 objekte në Palasë, dërgohen për gjykim zyrtarët e ASHK-së dhe ndërtuesit

Ndaje në Whatsapp
Legalizuan 3 objekte në Palasë, dërgohen për gjykim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit.  

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.814 të vitit 2020 rezultoi se shtetasit A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, për qëllime fitimi. Këta persona gjatë kohës që kryenin ndërtimin e objekteve pa leje kanë aplikuar në ASHK-në Vlorë për legalizimin e tyre dhe kanë depozituar dokumente të falsifikuara në dosjen e legalizimit.

Për këtë arsye, shtetasit A.V., A.L. dhe F.K. janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, është marrë i pandehur edhe kryetari i Kryesisë së Fshatit Palasë, shtetasi O.Dh. për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, të kryer 3 herë, si dhe tre ekspertët I.T., E.P. dhe D.M., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, të kryer 3 herë, pasi kanë hartuar dokumentacion me të dhëna të rreme në përmbajtjen e tyre.

Në këto dokumente janë paraqitur të dhëna të rreme përsa i përket kohës së ndërtimit me qëllim që ato të përfshihen në procedurat e legalizimit, e më pas këto dokumente janë dorëzuar nga të pandehurit  A.V., A.L. dhe F.K  pranë ASHK-së Vlorë dhe janë bërë pjesë e dosjes së legalizimit.

Po kështu, rezultoi e provuar se ndërkohë që në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë kryheshin hetime lidhur me autorët e këtyre ndërtimeve, nga ASHK-ja Vlorë, është kryer legalizimi i 3 objekteve në kundërshtim me ligjin. Nga ana e punonjësve të ASHK-së të ngarkuar me verifikimin e kushteve dhe kritereve për përfitimin nga legalizimi, rezultoi e provuar se janë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e  25 i Kodit Penal, të kryer 3 herë.

Në lidhje me këtë vepër janë marrë të pandehur shtetasit K.T.,  Drejtor i ASHK-së Vlorë, E.M, Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë pranë ASHK-së Vlorë, E.Y., Përgjegjës i Sektorit të Kalimit të Pronësisë pranë ASHK-së Vlorë, T.M, Specialiste e Sektorit të Kalimit të Pronësisë në ASHK-në Vlorë, S.R., Specialiste hartografe pranë Sektorit të Hartografisë në ASHK-në Vlorë, A,D., Specialist terreni pranë Sektorit të Legalizimeve në ASHK-në Vlorë, F.D., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, M.J., Specialist në Sektorin e Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, D.M., Përgjegjës i Hartografisë dhe Regjistrimit pranë ASHK-së Vlorë, A.Rr., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit si dhe T.H., me detyrë Specialist IT-pranë ASHK-së Vlorë.

Në kuadër të procedimit penal nr. 814 të vitit 2020 u cakta edhe masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale mbi pasuritë e paluajtshme si më poshtë vijojnë:

1. Pasurinë me nr.200/353, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.
2. Pasurinë me nr.  200/352, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 79 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 192 m2, për banim 192 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 237 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.
3. Pasurinë me nr. 200/351, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme