Kronika 10 April 2025, 21:06 Nga VNA

"U fshi kupola e Komisariatit nr. 2!"/ Klodiana Lala: Presion dhe shantazh pas arrestimit të Altin Morinës!

Ndaje në Whatsapp
"U fshi kupola e Komisariatit nr. 2!"/ Klodiana Lala: Presion dhe

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është "shkrirë" kupola drejtuese. Lala tha se nuk ka patur transparencë dhe dyshohet se kjo lidhet me arrestimin e Altin Morinës, ish efektiv i RENEA.

"Policia duhet të bënte transparencë për skandalin në Komisariatin nr. 2, kupola u fshi me një të rënë të lapsit. Largimet dhe tentativat për dorëheqje, transferimi i shefit të krimeve atje, kanë ndodhur pas arrestimit të Altin Morinës, ish efektiv i RENEA, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.

Gjatë këtij aksioni ka patur goditje të një ambjenti me lojëra fati. Kam dyshime se gjithçka po ndodh në Komisariatin nr. 2, lidhet me arrestimin e Altin Morinës.

Shefi i krimeve është transferuar dhe shefi i komisariatit është dorëhequr. Deri tani zoti Proda nuk ka bërë transparencë. Mendoj se të gjithë efektivët janë nën një presion të jashtëzakonshëm. Policia nuk mund të funksionojë si bandë kriminale.

Ka qëndruar AMP deri në 2 të mëngjesit duke kontrolluar dosje. Duhet hetim i thelluar por nuk mund të vijë njoftim çarçaf, disa reagime në rrjete sociale dhe portale që shpifin. Proda të japë llogari pse shefi i krimeve është transferuar 24 orë pas arrestimit të Morinës.

Ka tension të jashtëzakonshëm, më kanë sprehur shqetësim për presion dhe shantazh nga drejtuesit e policisë. Ftoj të bëjnë transparencë, por edhe për aktivitetin e lojrave të fatit, që kryhen në mënyrë të kamufluar. Policia nuk raporton rastet", tha Lala.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme