Kronika 17 April 2025, 09:18 Nga VNA

“Veriu ishte lënë copë-copë, vota e emigrantëve dhe vishesh si adoleshent” – Rama u përgjigjet komenteve në “Sy m’sy”

Ndaje në Whatsapp
“Veriu ishte lënë copë-copë, vota e emigrantëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve të qytetarëve përmes rubrikës së tij “Sy m’sy”, ku i përgjigjet kritikave në rrjetet sociale. I akuzuar nga komentues për përqendrim investimesh vetëm në jug të vendit, Rama tha se veriu ka qenë i braktisur dhe se shumë nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore janë bërë pikërisht në atë zonë.

“Veriu ishte lënë copë-copë! Tropoja ishte një gropë e zezë, sot është destinacion turistik,” – tha Rama, duke përmendur disa nga investimet madhore si rruga e Arbrit, rruga e Thethit, e Vermoshit, e Lurës dhe rruga e Kombit, ku sipas tij puna vazhdon edhe sot.

Ai theksoi se këto projekte janë ndër më të vështirat teknikisht dhe ndër më të kushtueshmet financiarisht, duke përfshirë zona të thella malore që më parë ishin të pakalueshme.

“Rruga e Arbrit është në jug sipas jush? Është në veri sipas hartës. Rruga e Thethit? E Vermoshit? Të gjitha janë pjesë e veriun që më parë nuk ekzistonte në hartën turistike,” – shtoi Rama.

Kryeministri foli edhe për votën e emigrantëve, duke komentuar një foto të publikuar nga një familje shqiptare në emigracion, të cilët kishin marrë zarfin me fletët e votimit nga KQZ.

“Fotoja më erdhi nga një numër i panjohur, por mora leje për ta postuar. Djali në foto më tha: ‘Bëj ç’të duash me të.’ Jemi në procesin e jetësimit të një premtimi të vjetër: votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë,” deklaroi ai.

I pyetur edhe për stilin e veshjes, pas një komenti ku e akuzonin se “vishet si adoleshent për të manipuluar të rinjtë”, Rama reagoi me ironi:

“Ça po të duhet ty si vishem unë? Nuk jam rritur me kostume dhe tani dola me pizhama. Kam përshtypjen se je pak gabim dhe duhet të tërhiqesh pak mbrapa, se je shumë afër kënetës.”

Sa i përket shpopullimit, Rama e cilësoi të pavërtetë që shqiptarët largohen për shkak të qeverisë së tij:

“Valë largimesh ka pasur gjithmonë, edhe kur PS nuk ishte në pushtet. Kjo është si ajo shprehja: ‘Shpif se diçka do të mbetet’. Premtimet tona nuk janë për vota, janë pjesë e një plani të qartë pune.”

Rubrika “Sy m’sy” po përdoret gjithnjë e më shpesh nga Rama për të komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme