Ndërtekst 5 Tetor 2025, 14:50 Nga VNA

Karma në vendin e punës, ose fuqia e fshehtë e fjalëve që flasim përditë

Ndaje në Whatsapp
Karma në vendin e punës, ose fuqia e fshehtë e fjalëve

“Qoftë zgjuar apo në gjumë, mendja jote është gjithmonë me ty. Në asnjë çast nuk je i ndarë prej saj”.

Karma & Purification, Dagpo Lama Rinpoche Jampa Gyatso

Nuk jam aspak njohëse e budizmit apo e ligjeve të karmës. Në rastin më të mirë, e shoh veten si lexuese e intriguer, që ndonjëherë gjen paralele befasuese midis mësimeve të lashta për jetën dhe jetës moderne në zyrë. Dhe vras mendjen: a kemi ndryshuar vërtet? A mund të përparojmë në thelbin tonë? Sipas këtij libri, përmirësimi është i mundur dhe dëshmia për këtë gjendet në tregimet tona personale.

Në librin Karma & Purification, përmenden katër shtigje karmike të të folurit: gënjeshtra, fjalët përçarëse, fjalët mizore dhe llafet e kota. Ato paraqiten si mënyrat përmes të cilave fjalët tona mund ta përmirësojnë ose gërryejnë botën përreth nesh. Duke e lexuar, më erdhi në mendje një tjetër simbolikë: katër kalorësit e komunikimit në vendin e punës.

Gënjeshtra është më e lehta për t’u vërejtur, por më e vështira për t’u shmangur në formën e saj korporative. Është ai ekzagjerimi i vogël në raport, apo përgjigja “në rregull është kjo detyrë” kur në fakt nuk është, fraza diplomatike që e kthen “problemin” në “mundësi”, apo historitë e pavërteta që dikush i shpik për të dëmtuar rivalin. Në kuptimin karmik, çdo çast i tillë e ndan fjalën nga e vërteta. Por, herët a vonë, e vërteta të arrin. Ekipet e ngritura mbi fiksione të brishta priren të shemben nën peshën e eufemizmave të tyre.

Fjalët përçarëse shpesh paraqiten si strategji. “Po tregohem transparent”, “thjesht po ndaj një koment”, apo më e keqja nga të gjitha: “a dëgjove për X?” Është e habitshme sa shpesh ‘komentet’ apo ‘informacionet’ krijojnë më shumë ndasi sesa bashkojnë, sidomos kur qarkullojnë diagonalisht nëpër hierarkitë e zyrës. Është rrjeti i pëshpëritjeve që formëson reputacionet më fuqishëm se çdo performancë.

Fjalët mizore janë më të rralla në formë, por të zakonshme në ton. Ato fshihen pas sarkazmës, korrigjimeve publike, shprehjes “po bëja shaka”, apo sulmeve verbale të panevojshme të maskuara si kritikë. Budizmi do ta quante këtë “gjenerim i vuajtjes përmes fjalës”; në vitin 2025, mund ta quajmë mungesë të inteligjencës emocionale ose shkaktim i qëllimshëm idëmit. Në të dyja rastet, rezultati është i njëjtë, besimi del jashtë zyrës.

Dhe pastaj vijnë llafet e kota, përtypja pa fund e fjalëve që tingëllojnë si punë, por nuk ndërtojnë asgjë. Mbledhje që mund të ishin një email, email-e që mund të kishin mbetur mendime, biseda në kafe që në vend se t’i lartësojnë të tjerët, i rrënojnë ata. Në mendimin budist, llafet e kota shpërdorojnë potencialin e të folurit. Në zyra, ato shpërdorojnë pjesën më të madhe të ditës dhe në një farë mënyre, mund të konsiderohen si një formë e vjedhjes.

Antidoti, sipas tekstit, është vetëdija, ta kuptosh se fjala është veprim, jo vetëm zhurmë. Çdo fjalë mbjell farë. Ti zgjedh çfarë mbjell: qartësi apo konfuzion, mirësi apo tension. Arritja e një gjendjeje më të lartë është e mundur, shkruan Lama Gyatso, por ajo kërkon të gjenerosh virtyt dhe të kujdesesh të mos krijosh shkaqe për pakënaqësi. “Duhen ndërmarrë veprime që ndërtojnë,” thotë Lama Gyatso.

Në fund të fundit, “Të gjitha qeniet e gjalla, nga njerëzit si ti, deri te insekti më i vogël që zvarritet në tokë, kanë të njëjtat aspirata si ti.” Të gjithë aspirojmë harmoni, sukses, respekt dhe të gjithë e kemi dëshirën universale për t’u parë dhe vlerësuar.

Prandaj, herën tjetër që e kapim veten duke thënë “Po e them mes nesh…” apo “Të jem e sinqertë…”, ndalemi për një çast dhe kujtojmë: çdo fjalë ka peshë, edhe ato më të kotat.

Në ekonominë karmike të vendit të punës, monedha e vërtetë është cilësia e fjalëve tona.

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme