Ndërtekst 25 August 2025, 16:01 Nga VNA

“Shpikja e Morelit” – Romani i argjentinasit Adolfo Bioy që Borges e konsideroi të përsosur

Ndaje në Whatsapp
“Shpikja e Morelit” – Romani i argjentinasit Adolfo Bioy


“Shpikja e Morelit”, romani i shkrimtarit argjentinas Adolfo Bioy Casares, është një kryevepër e letërsisë fantastike që ndërthur misterin, romancën dhe aventurën në një subjekt sa tronditës, aq edhe magjepsës. Mes një atmosferë enigmatike, ku realiteti përzihet me iluzionin dhe dashuria sfidon kufijtë e së pamundurës, vepra u konsiderua nga Jorge Luis Borges si romani i përsosur, duke e shndërruar Casaresin në një nga zërat themeltarë të “bumit” letrar hispano-amerikan të shekullit XX.

Një i arratisur mëson vendndodhjen e një ishulli në mes të oqeanit, ku thuhet se një sëmundje vdekjeprurëse i pret gjithë mysafirët. Në ishull, i arratisuri është dëshmitar i fshehtë i ndërveprimeve e dëfrimeve të një grupi njerëzish të sërës së lartë. Nga skutat, ai bie në dashuri me njërën nga gratë që bujnë në ishull. Mirëpo diçka nuk përputhet: përpjekjet e tij për të komunikuar me këtë grua dështojnë rregullisht; do skena që kanë ndodhur një herë, përsëriten; në qiell ka jo një diell, por dy, dhe vapa është e dyfishtë.

Këta janë përbërësit e një vepre që Borges e quan “pa precedentë” në letërsinë hispano-amerikane – romani perfekt, sipas tij. “Shpikja e Morelit”, njëherazi romancë, roman fantastik, thriller dhe horror, me një subjekt të ngërthyer me mjeshtëri të rrallë, u bë një nga gurët themeltarë të “bumit” letrar hispano-amerikan në gjysmën e dytë të shekullit XX.


Pak për autorin: Adolfo Bioy Casares (1914-1999) qe një nga figurat më prodhimtare e më me ndikim në botën letrare argjentinase dhe më gjerë. I lindur në gjirin e borgjezisë së lartë të Buenos Airesit, pati mundësinë t’i përkushtohej letërsisë përgjatë gjithë jetës. Shkroi prozë të shkurtër e të gjatë, artikuj kritikë, përktheu dhe qe redaktor i një sërë antologjish me rëndësi. Qe një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Jorge Luis Borges-it, së bashku me të cilin shkroi një numër veprash me pseudonime të ndryshme.

Shpikja e Morelit” vjen në shqip nga shtëpia botuese Pika pa Sipërfaqe me përkthim të Erion Karabollit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme