Ndërtekst 19 August 2025, 13:28 Nga VNA

Sergei Dovlatov dhe “Valixhja” e tij. Si një rrëfim i thjeshtë për objektet e humbura shndërrohet në metaforën e kujtesës kolektive

Ndaje në Whatsapp
Sergei Dovlatov dhe “Valixhja” e tij. Si një rrëfim i

Romani ''Valixhja'', nga shkrimtari rus Sergei Dovlatov (me përkthim të Bland Ashikut). Zëri rrëfyes i romanit "Valixhja", Sergei Dovlatov, homonim i autorit, është i detyruar të emigrojë nga Bashkimi Sovjetik.  Me vete i lejohet të marrë vetëm një valixhe, të cilën më pas e fut në një skutë të shtëpisë dhe ia harron përmbatjen dhe ekzistencën. Vite më vonë, valixhja rikthehet aksidentalisht në vëmendjen e tij. Duke nxjerrë një sërë objektesh prej saj – një palë çorape sintetike, një palë këpucë, një kostum a një pallto të vjetër – Dovlatovi tregon se si i ra në dorë çdo objekt, duke treguar kështu edhe historinë e tij në periudhën e rrënimit të Bashkimit Sovjetik.

I shkruar me fjali të shkurtra e dialogë të tkurrur në maksimum, romani "Valixhja" përshkruan kohë të zymta me ironi therëse, por çdo personazh, duke përfshirë vetë rrëfyesin, paraqitet me dinjitetin më të lartë e me njerëzillëkun më të pashembullt. Ngjarjet e përshkruara, personazhet që zbulohen nga rrëfimi, shumëkujt ka të ngjarë t’i evokojë përvojën e kapërcyellit midis dy sistemeve në Shqipëri, fytyra të para dhe situata të jetuara, me të njëjtat shpresa, të njëjtat dështime, të njëjtat iluzione të zhgënjyera. 

Sergei Dovlatov lindi më 1941 në Ufa (ish-BS, Rusia e sotme), ku familja e tij ishte evakuuar nga Leningradi për shkak të Luftës së Dytë. I ati ishte dretues teatri, e ëma korrektore letrare. Dovlatovi studioi finlandisht në Universitetin Shtetëror të Leningradit, por i braktisi studimet. Punoi si roje burgu për ushtrinë sovjetike, si guidë turistike, pastaj si gazetar dhe korrespondent për një numër gazetash dhe periodikësh të kohës. Shkroi tregime dhe romane gjatë kësaj kohe, por nuk arriti t’i botonte. Shumë nga tekstet e tij qarkulluan si samizdat dhe u kontrabanduan jashtë BS për t’u botuar në Europë, çka solli edhe përjashtimin e tij nga Lidhja e Gazetarëve, e më në fund, largimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara më 1979. Ishte pjesë e asaj plejade autorësh e artistësh rusë që u bënë të mëdhenj në rang botëror vetëm në mërgim, ku më i njohuri, mik dhe mbështetës i veprës së tij, ishte poeti Josif Brodskij. Në Amerikë Dovlatovi shkroi për shtypin e mërgatës ruse në Nju Jork. Këtu njohu njëfarë suksesi të vonuar dhe këtu vdiq, nga një arrest kardiak, më 1990, në moshën 48 vjeç.

Lexo gjithashtu

Video

Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme