Ndërtekst 29 Shtator 2025, 08:35 Nga VNA

Ishulli i dëbimit dhe vetëzhvillimi

Ndaje në Whatsapp
Ishulli i dëbimit dhe vetëzhvillimi

“Kur linda, nuk ekzistonte fjalë se çfarë isha. Më quajtën nimfë, duke menduar se do të isha si të tjerat. Nuk isha”.

Në librin Circe të Madeline Millerit, vajza e Heliosit leçitet, dënohet me dëbim dhe vetmi. Në fillim, ishulli i ngjante ndëshkimit. Atje kishte heshtje në vend të bisedave, zbrazëti në vend të lidhjeve. Por, me kalimin e kohës, leçitja bëhet transformim. Në vetminë e saj ajo mëson të përdorë barishtet, të zotërojë magjinë, të shndërrohet nga një nimfë e shpërfillur në një figurë të fuqishme. Çka ngjante si humbje, u bë transformim.

Po ti, je leçitur ndonjëherë brenda vendit të punës? Si i ke përballuar çastet e vetmisë dhe ndryshimit me detyrim në jetën tënde profesionale?

Vendet e punës janë përplot tronditje. Ristrukturime, transferime, teknologji të reja, përparësi që ndryshojnë, përjashtime dhe shpërfillje të meritës. Shpesh, i shohim vetëm si ndëshkim, si një projekt që u mbyll, si një rol që e humbi rëndësinë, si një zë i lënë mënjanë. Por, ashtu si Circja, vetëzhvillimi shpesh fillon kur modelet e njohura zhduken. Dëbimi nga siguria mund të mprehë krijimtarinë. Ndryshimi, sado i padëshiruar në fillim, mund të zbulojë aftësi që nuk kishim menduar se i zotëronim. Sfida nuk është t’i rezistosh stuhisë, por të mësosh çfarë mund të rritet pas saj.

Sidomos për gratë.

“Duket sikur një nga argëtimet më të dashura të poetëve është përulja e grave. A thua se nuk mund të ketë rrëfim nëse ne nuk zvarritemi dhe nuk përlotemi”. Fjalët e Circes këto.

Përshtatja nuk është pasive. Circja shtrëngon dhëmbët ndërsa krijon. Ajo e shndërron izolimin në fuqi veprimi. Edhe në vendet tona të punës, përshtatja kërkon qëllim. Kur ndryshimi vjen, dhe ai gjithmonë vjen, komunikimi bëhet ura: t’ia vësh emrin frikës, të ndash pasigurinë, të artikulosh hapat e vegjël të përparimit. Veçanërisht udhëheqësit duhet të kujtojnë se heshtja në kohë tranzicioni rrallëherë është neutrale. Ajo mund të shihet si braktisje. Të thuash hapur ndryshimin, me ndershmëri, është tashmë formë kujdesi.

Por Circe është edhe rrëfim për kufijtë. E vetmuar në Aiaia, ajo mëson ta mbrojë ishullin e saj. Vizitorët nuk vijnë si mysafirë. Ata e vënë në provë sigurinë dhe dinjitetin e saj. Disa i shndërron, disa i refuzon. Ajo heq vija që kurrë nuk ia kishin dhënë në sallat e të atit.

Në thelb, kufijtë janë akt komunikimi i qëllimshëm. “Ky jam unë, kjo është ajo që nuk do të lejoj”. Në vendin e punës, kufijtë mbrojnë dinjitetin po aq sa mbrojnë kohën. Të thuash jo, të kërkosh hapësirë, të refuzosh atë që të rudh, këto nuk janë akte rebelimi, por akte qartësie. Ato krijojnë kushtet për besim.

Paradoksi është se kufijtë nuk na mbyllin, por na lejojnë të lidhemi më vërtetësisht. Kur të tjerët e dinë ku qëndrojmë, dinë edhe si të na afrohen. Kur udhëheqësit modelojnë kufij të shëndetshëm, p.sh. nuk u përgjigjen email-eve në mesnatë, nuk tolerojnë mungesën e respektit nëpër takime, ata hapin rrugën edhe për të tjerët.

Fuqia e Circes nuk qëndron në dhurimin pafund, por në faktin se ajo e di kur ta ruajë ishullin e vet.

Circja na mëson se ndryshimi dhe kufijë nuk janë të kundërta, por bashkëudhëtarë, që bëjnë të mundur rezistencën dhe dinjitetin.

Prandaj, kur ndryshimi i radhës të trokasë në vendin tënd të punës, a do ta shohësh si leçitje, apo si mundësi për t’u zhvilluar? Dhe kur sfida e ardhshme të zbarkojë në brigjet e ishullit tënd, a do të dish cilët mysafirë t’i mirëpresësh dhe cilët t’i kthesh pas?

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme