Ndërtekst 24 September 2025, 16:25 Nga VNA

Philip K. Dick dhe ‘Njeriu në kështjellën e lartë’: Historia që përmbysi fitoren e Luftës së Dytë Botërore

Ndaje në Whatsapp
Philip K. Dick dhe ‘Njeriu në kështjellën e

"Njeriu në kështjellën e lartë", roman i shkrimtarit amerikan Philip K. Dick (me përkthim të Rudi Erebarës).

Lufta e Dytë Botërore është mbyllur me fitoren e Gjermanisë naziste dhe Japonisë. Në vitin 1962 në Amerikë, territori i së cilës është i ndarë përgjysmë mes fituesve të luftës, skllavëria është sërish e lejuar dhe çifutët e paktë që ende mbijetojnë mbajnë emra të rremë. Në gjithë botën tashmë mbretëron teoria e epërsisë së racës ariane, Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.

Pak per autorin: Philip K. Dick (1928-1982) shkroi 121 tregime dhe 45 romane dhe konsiderohet ndër shkrimtarët më vizionarë të shekullit XX. Temat e identitetit njerëzor dhe natyrës së realitetit e përshkojnë të gjithë këtë krijimtari voluminoze. Më 1974 ai përjetoi një sërë përvojash fetare që i dhanë një kthesë të fortë metafizike veprës së tij. Dick është ndër figurat më me ndikim në pop-kulturën bashkëkohore, duke shërbyer si frymëzim apo referencë në letërsi, kinematografi, filozofi. Janë të shumtë romanet dhe tregimet e autorit që janë kthyer në filma apo seriale, ndër të cilët: “Blade Runner” (1982), “Total Recall” (1990; 2012), “Miority Report” (2002), “The Adjustment Bureau” (2011), “The Man in the High Castle” (2015-2019)

Video

Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme