Ndërtekst 14 Shtator 2025, 15:56 Nga VNA

Nga letra te dialogu: Ngadalësia, kujdesi dhe empatia në vendin e punës

Ndaje në Whatsapp
Nga letra te dialogu: Ngadalësia, kujdesi dhe empatia në vendin e

Arti i letrave dhe mësimet e tij: Pse ngadalësia, kujdesi dhe empatia janë thelbësore për dialogun dhe marrëdhëniet në vendin e punës

Këtë herë ekspertja e komunikimit Linda Baleta sjell për VNA një këndvështrim mbi artin e të shkruarit të letrave dhe çfarë na mëson ai për dialogun në vendin e punës.

Çfarë na mëson arti i shkrimit të letrave për dialogun në vendin e punës

Se ç’ka diçka të veçantë akti i të shkruarit të një letre me dorë! Në romanin “Takohemi në muze” (Meet Me at the Museum) të En Jangson (Anne Youngson), dy të panjohur, Tina në Angli dhe Andersi në Danimarkë, nisin një korrespondencë që për ta shndërrohet në jelek shpëtimi. Çka nis me kureshtjen rreth Njeriut të Tollundit shndërrohet në shkëmbim të ngadaltë mendimesh, pendesash, jete dhe shpresash. Çdo letër lexohet e rilexohet, çdo përgjigje nuk merr jetë nga ngutia, por nga kujdesi.

Libri më shtyu të mendoj: çfarë do të ndodhte sikur më shumë nga komunikimi ynë në vendin e punës të kishte të njëjtën thellësi?

Letrat kërkojnë ditë, madje javë, për t’u shkruar dhe për të mbërritur në adresë. Kjo vonesë kërkon durim. Por, po ashtu, bën që përgjigjet të jenë të menduara mirë dhe jo thjesht reagime. Nga ana tjetër, vendi i punës sot përgëzon përgjigjet e menjëhershme, shenjën se mesazhi u lexua, përgjigjet brenda pesë minutave, mesazhet që marrin përgjigje para se të kenë mbërritur mirë. Mirëpo, bisedat e rëndësishme, ato për vlerat, gabimet, mundësitë apo drejtimin nga do shkojë organizata kërkojnë disiplinën e ngadalësisë. Thellësia nuk kërkon vonesë për hir të vonesës, por qëllimshmëri.

Ashtu si Anders që ndalet para se t’i kthejë përgjigje Tinës, edhe ne mund të mësojmë ta përmbajmë refleksin e shpejtësisë. Sidomos drejtuesit duhet të jenë syçelë. Ndonjëherë, një email nuk është vetëm informacion që përcillet, por thirrje e heshtur për ndihmë, sinjal se dikush ka nevojë të dëgjohet përtej fjalëve në ekran. Leximi dy herë para se të përgjigjesh një herë mund të bëjë gjithë dallimin.

Tina dhe Andersi nuk janë të rinj. Letrat e tyre bartin peshën e jetëve të jetuara, të zgjedhjeve të bëra, të rrugëve të pambaruara. Vendi i punës shpesh i trajton njerëzit sikur ekzistojnë vetëm në listën e pagave. Harrojmë se çdo koleg vjen me dekada përvoje, me histori të fshehura humbjesh, gëzimesh, kompromisesh e durimi. Ta kuptosh këtë ndryshon mënyrën se si komunikojmë. Na kujton të shohim njeriun e plotë, jo vetëm funksionin e tij. Të pyesësh për jetën e dikujt jashtë zyrës, jo për të mbledhur “prova” shtesë apo për të pasur diçka për të folur gjatë pushimit të kafes, por për ta dëgjuar pa u kthyer me ngut tek lista e punëve, kjo pra, mund ta ndryshojë marrëdhënien më shumë se çdo “team building”.

Ajo që i lidh Tinën dhe Andersin nuk është detyrimi, por magjepsja. Është një trup nga epoka e hekurit në Danimarkë, i ruajtur në baltë. Ky subjekt në dukje i çuditshëm, bëhet ura e tyre. Në vendin e punës, empatia shpeshherë nuk lind nga detyrat dhe afatet, por nga gjetja e një pike të përbashkët interesi. Mund të jetë kopshtaria, një serial televiziv, apo edhe një pasion i çuditshëm për gatim. Interesat e përbashkëta hapin derën e besimit. Ato na kujtojnë se përtej raporteve tremujore dhe indikatorëve, jemi qenie njerëzore të afta për të mahnitur. Empatia, në fund të fundit, rrallë ndërtohet në raporte zyrtare. Ajo ndërtohet kur qetazi themi: “edhe ty të pëlqen kjo?”

“Më tako në muze” është, në thelb, roman për lidhjen përtej distancës, moshës, interesave dhe dallimeve. Ai sikur na thotë se kur ngadalësojmë, kur e nderojmë kohën që secili bart mbi vete dhe kur ndajmë interesa të përbashkëta, komunikimi bëhet më i pasur. Ndoshta një pyetje e mirë për vendin e punës është kjo: sikur të duhej të shkruaje vetëm një letër për një koleg, letër që do të lexohej ngadalë dhe do të ruhej në sirtar, çfarë do të shkruaje?

Video

Dasma e djalit të Jozefina Topallit duket të ketë qenë eventi më i rëndësishëm kulturor për jetën e kryeqytetit këtë fundjavë. Po t’i shtosh dhe çmimin e kripur të dasmës zhvilluar në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma dhe ku çmimi vetëm i një dasme shkon në disa qindra mijë euro, nuk kishin si të mungonin dhe personazhet e njohur të politikës dhe jo vetëm. Në pamjet e rezervuara që kanë dalë nga dasma bie në sy prania e Argita Berishës dhe Flamur Nokës. Ndërsa më e shkujdesur në prezencën e saj Floriana Garo, me një fustan të gjelbër (më shumë si zëdhënësja e Baba Mondit se e Sali Berishës), ka bërë tag dhe vilën ku zhvillohet dasma. E plotë⬇️ https://www.vna.al/sociale/keshtjella-e-romes-qe-mblodhi-politiken-dhe-artin-shqiptar-te-ftuarit-vi-i14486

Sot, mijëra shqiptarë u mblodhën në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të protestuar në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit – të cilët ndodhen në paraburgim prej pesë vitesh. Tubimi u zhvillua një ditë para se mbrojtja e tyre të nisë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve në gjykim. Të katër të akuzuarit janë arrestuar më 4 dhe 5 nëntor 2020 dhe që prej asaj kohe mbahen në paraburgim në Hagë, në kuadër të procesit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pësoi infarkt kardiak, ambasadori ukrainas Shkurov dërgohet drejt Tiranës me helikopter

Protesta e 14 shtatorit u thirr nga mërgata shqiptare dhe është mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), për siç thanë organizatorët, padrejtësitë që po bëhen në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protesta po mbahet në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme