Kronika 3 Shkurt 2026, 16:22 Nga VNA

Ekspertët italianë zbulojnë skandalin: Kurum dhe Sokolaj tentuan të eksportonin hirin e oxhaqeve të metalurgjikut – mbetje të rrezikshme

Ndaje në Whatsapp

Ekspertët italianë zbulojnë skandalin: Kurum dhe Sokolaj tentuan

VNA mëson se brenda 102 kontejnerëve me mbetje të kompanisë turke KURUM, që do të eksportoheshin drejt Tajlandës nëpërmjet kompanisë “Sokolaj” sh.p.k. të Gjovana Sokolajt, është verifikuar tashmë se ishte futur hiri i furrave të metalurgjikut — një mbetje e rrezikshme — në një kohë kur të dyja kompanitë rezulton se kanë kryer një sërë veprimesh për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjes.

“Duke iu referuar akteve të administruara dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International, në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, në bashkëpunim edhe me të tretë, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke iu shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

Aktekspertiza për përcaktimin e llojit të mbetjeve brenda 102 kontejnerëve që u kthyen në Shqipëri, pas alarmit të rrjetit të Bazelit, është kryer në një laborator të specializuar në Itali dhe përbën dokumentin kryesor mbi të cilin Prokuroria e Durrësit ka ngritur akuzat dhe ka firmosur urdhrat e arrestit apo ndalimit për drejtues të kompanisë Kurum, të kompanisë Sokolaj, si dhe për zyrtarë të lartë shtetërorë.

Rezultatet e akt-ekspertimit

Sipas Prokurorisë, dërgimi i mostrave për ekspertim në laboratorin Advanced Analytical Services në Itali është shoqëruar nga oficerë të policisë gjyqësore dhe ekspertë që i morën në dorëzim. Më 24.12.2025 është administruar akti i ekspertimit i ekspertëve Selim Bregu, Sokol Abazi dhe Arjan Korpa, nga i cili rezulton se:

11 mostra nga 11 prej 102 kontejnerëve të sekuestruar

Bazuar në analizat e përmbajtjes totale të elementeve, materiali karakterizohet nga përmbajtje shumë e lartë e zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), të shoqëruara me plumb (Pb), bakër (Cu), mangan (Mn), kalcium (Ca), kalium (K), klor (Cl) dhe squfur (S). Përbërja oksidike dominohet nga oksidi i zinkut (ZnO – rreth 43%) dhe oksidi i hekurit (Fe₂O₃ – rreth 34%), me prani oksidesh tipike për proceset metalurgjike të prodhimit të çelikut.

“Në rastin e materialit të analizuar, bëhet fjalë për pluhur të grumbulluar nga sistemet e filtrimit të gazrave të furrës elektrike të çelikut (EAF)”, thuhet në dokument.


Mostra PROK-3 – Kurum International (28.08.2024)


Kjo mostër paraqet përqendrime shumë të larta të zinkut (rreth 262,000 mg/kg) dhe hekurit (rreth 140,000 mg/kg), të shoqëruara me plumb dhe bakër. Ekspertiza e identifikon si EAF dust të pasur me zink (Zn-rich), të njëjtë me materialin në 11 kontejnerët e sekuestruar.

Mostrat PROK-1 dhe PROK-2 – Sokolaj sh.p.k. (28.08.2024)

Këto mostra nuk përputhen me EAF dust. Ato kanë:
• përmbajtje shumë të lartë bakri (12–14%),
• përmbajtje të ulët zinku dhe plumbi,
• prani të shtuar seleni (Se) dhe taliumi (Tl),
• çlirim të lartë bakri dhe hekuri në testin e liçivimit.

Ekspertët i cilësojnë si pluhura metalurgjikë jo-ferrozë të pasur me bakër (Cu-rich non-ferrous smelter dust), të lidhura me procese shkrirjeje ose rafinimi bakri — pra material tjetër nga ai në kontejnerë.

Mostra PROK-5 – Alliance sh.p.k. (30.10.2024)

Kjo mostër rezulton EAF dust Zn-rich, e krahasueshme me materialin e 11 kontejnerëve dhe me PROK-3. Në të janë konstatuar edhe përbërje organike PAH dhe PCB, tipike për filtrat e furrave elektrike.

A përmbajnë mostrat substanca të rrezikshme?

Po. Në të gjitha mostrat (1A–11A, PROK-3, PROK-1/PROK-2 dhe PROK-5) konstatohet prania e:
• zinkut (Zn),
• plumbit (Pb),
• kadmiumit (Cd),
• arsenikut (As),

të cilat lidhen me rrezik toksik për riprodhimin dhe ekosistemet ujore, duke kërkuar trajtim si mbetje të rrezikshme sipas ligjit.

A janë të njëjta 11 mostrat e kontejnerëve?

Po. Variacionet janë brenda kufijve normalë për materiale industriale heterogjene. Të gjitha identifikohen si EAF dust Zn-rich.

A përputhen 11 mostrat me PROK-3, PROK-1/2 dhe PROK-5?
• Po me PROK-3 (Kurum) dhe PROK-5 (Alliance).
• Jo me PROK-1 dhe PROK-2 (Sokolaj).

A përputhen 11 mostrat me fletët e analizës së dorëzuara nga Sokolaj/Kurum?

Jo.

Fletët e analizës së:
• Kurum (11.10.2023)
• CEMTRA / GS MINERALS (07.04.2024)paraqesin materiale të dominuara nga okside hekuri dhe me pothuajse zero zink, krejtësisht të ndryshme nga profilet reale të gjetura në kontejnerë (ZnO ≈ 43%, Cl dhe S të pranishëm).

Ekspertët arrijnë në përfundimin se analizat e dorëzuara nga subjektet nuk pasqyrojnë materialin real të ngarkuar në 102 kontejnerë.

VNA ka mundur të sigurojë dhe konkluzionin e Prokurorisë sipas të cilit: 

Subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International, në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve (kodi 10 02 07*), kanë ndërmarrë veprime për të fshehur llojin e vërtetë të tyre, në bashkëpunim me të tretë, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë duke shmangur detyrimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

Video

Kur bëjnë sherr me njëri tjetrin i thonë dhe ca të vërteta https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Enis Hoxha, ish-nëndrejtori i Hipotekës dhe kunati i Arben Ahmetajt, në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një replike me deputeten e PD, Jozefina Topalli. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla iu drejtua duke i thënë që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas saj zgjedhja e saj në 2021 ishte sepse në krye të PD-së ishte një njeri i kontrolluar nga socialistët. https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Ujëvarat e Niagarës janë ngrirë pjesërisht, duke sjellë turma turistësh për të parë këtë spektakël dimëror. Ujëvarat kanë ngrirë plotësisht vetëm një herë në historinë e regjistruar, në vitin 1848.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme