Ndërtekst 3 Shtator 2025, 12:16 Nga VNA

Dhuna e fshehur dhe shtresëzimi i saj: Përsiatje mbi realitetin sipas Slavoj Žižek

Ndaje në Whatsapp
Dhuna e fshehur dhe shtresëzimi i saj: Përsiatje mbi realitetin sipas

Sot do të trajtojmë temën e një libri të kolanës filozofike të shtëpisë botuese Pika pa Sipërfaqe.


"Dhuna: gjashtë përsiatje të tërthorta", nga filozofi slloven Slavoj Žižek (me përkthim nga Arbër Zaimi).

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të ushtrimit të dhunës.
Janë “të tërthorta”, këto përsiatje, sepse një nga përfundimet më të rëndësishme të Žižek-ut për dhunën, veçanërisht dhunën sistemike, është se dhuna është një fenomen tejet kompleks dhe i shtresëzuar, aq sa subjektet e zhytura në këtë marrëdhënie, qofshin dhunues apo të dhunuar, e kanë të pamundur ta shquajnë apo ta mënjanojnë atë. Për këtë e për arsye të tjera, implikimet e këtyre përsiatjeve shtrihen thellë dhe gjerësisht mbi gjithë historinë e konflikteve bashkëkohore, sikurse në marrëdhëniet e përditshme të gjithsecilit prej nesh.

Pak për autorin:
Slavoj Žižek lindi më 1949 në Lubjanë. Ai është ndër filozofët më të shquar dhe ndër intelektualët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Në krijimtarinë e tij voluminoze, Žižek ka shkruar për tema të filozofisë, historisë, kulturës, artit, duke mbetur përherë një mendimtar origjinal dhe provokues. Ky është libri i tij i dytë i botuar nga “Pika pa sipërfaqe”.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme