Ndërtekst 10 September 2025, 08:19 Nga VNA

Romani "Jakob von Gunten, ditar", nga shkrimtari zviceran Robert Walser (me përkthim nga Feride Berisha).

Ndaje në Whatsapp
Romani "Jakob von Gunten, ditar", nga shkrimtari zviceran Robert

"Jakob von Gunten, ditar" është romani i tretë i Robert Walser-it. Ai u botua më 1909. Personazhi homonim i romanit vjen nga një familje e kamur. Jakobi largohet nga familja dhe vendos t’ia kushtojë jetën shërbimit ndaj të tjerëve. Për të mësuar zanatin e shërbyesit, ai regjistrohet në një institut profesional, të drejtuar nga Banjamentat, vëlla e motër me një marrëdhënie të çuditshme me nxënësit dhe njëri-tjetrin. Mes rebelimit e nënshtrimit, kërkimit të idenitetit dhe vetasgjësimit, Jakobi shënon në ditar këtë përvojë të pazakontë, duke kaluar nga raportimi i ngjarjeve në përsiatje ëndërrimtare. Premisat e rrëfimit duken të thjeshta, por nën sipërfaqe fshihen tensione ekzistenciale të fuqishme e shtresa kuptimore të shumëfishta.

 

Pak për autorin e romanit:

Robert Walser (1878-1956), ishte poet dhe shkrimtar zviceran i gjuhës gjermane. Ndonëse u vlerësua që në gjallje nga bashkëkohës si Hesse, Benjamin, Kafka, pati përherë vështirësi të jetonte përmes shkrimit, çka e detyroi rëndom, përgjatë gjithë jetës, të kryente dhjetëra profesione të keqpaguara, si shërbyes, kopist, nëpunës. Pati jetë të thjeshtë e të vuajtur. Hyri e doli nëpër shumë institucione të shëndetit mendor, e gjatë gjithë jetës vuajti nga halucinacione dhe kriza të rënda nervore. Walser ishte vetmitar dhe dashamirës i shëtitjeve të gjata më këmbë, veprimtari që e praktikoi deri ditën kur u gjet i vdekur, më 1956, në një fushë me borë jo shumë larg spitalit prikiatrik ku jetonte prej vitesh. Trupi tij, i fotografuar mbi dëborë, përsëriti një tablo të përshkruar me saktësi të një personazhi në një prej romaneve të tij.

Popullariteti i Walser-it u konsolidua sidomos në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar, kur shkrimtarë si Thomas Bernhard, W.G. Sebald e Peter Handke e vendosën atë ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.

Video

Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme