Ndërtekst 9 Shtator 2025, 18:17 Nga VNA

Thashethemi që i mbijeton të vërtetës

Ndaje në Whatsapp
Thashethemi që i mbijeton të vërtetës

Nga Linda Baleta

Kur rrëfenjat marrin formë më shumë nga thashethemet se nga realiteti, sa shanse ka e vërteta që të mbijetojë?

Në rrëfemin e Homerit për Odiseun, e vërteta nuk duket të jetë e rrezikuar. Penelopa paraqitet si shembulli i përkushtimit. Ajo është gruaja që pret. Ajo thur dhe sfidon një shtëpi plot me pretendentë duke përdorur mençurinë e saj të heshtur, derisa Odiseu të kthehet. Historia e saj është e pastër, e palëkundur, e lëmuar në nivelin e mitit.

Në librin “Penelopiada” nga Margaret Atud (Atwood), lëmueshmëria e mitit të saj tronditet në themel. Atudi i jep Penelopës zërin e saj dhe ai zë bart ton hidhërimi. Penelopa ngul këmbë në besnikërinë e saj, risjell në kujtesë mrephtësinë që e mbajti të sigurt, e megjithatë e pranon se sa pak rëndësi kishin faktet kur nisën të qarkullonin thashethemet. Asa jiu mveshën pëshpëritje për besnikërinë e saj, fjalë që gjysma u besonin dhe gjysma i hidhnin poshtë, por që gjithmonë ishin të pranishme. Odiseu fitoi lavdinë e këngëve. Penelopa mbeti me njollën e dyshimit.

Historia, propaganda dhe gojët e liga vazhdimisht e dëshmojnë se mënyra më e shpejtë për të shkatërruar një reputacion nuk është me prova, por me pëshpëritje. Thashethem lëviz më shpejt se faktet, ngjit më gjatë se provat dhe ndryshon mënyrën se si shihet dikush, përpara se vetë personi në fjalë ta marrë vesh se po gjykohet.

Thashethemit nuk i duhet e vërteta. I duhet vetëm të përsëritet mjaftueshëm derisa të perceptohet si realitet. Dhe kur thashethemi nis të qarkullojë, realiteti nuk arrin ta zërë hapin. Sikurse na e tregon edhe Penelopa.

Edhe vendet e punës nuk ndryshojnë nga mitologjia. Reputacionet ngrihen dhe rrëzohen jo mbi bazën e performancës, por mbi rrëfimet që thuren për njerëzit. Vendet e punës kanë versionet e tyre të kësaj situate. Një reputacion mund të ndryshojë jo nga ajo që dikush bëri, por nga fjalët që thuhen për të. Një koment i hedhur rastësisht gjatë një takimi, një sugjerim i thënë kot në korridor, një pyetje e bërë me pak skepticizëm. Këto janë shkëndijëzat e vogla që mund të ndezin një flake të madhe. S’kalon shumë kohë dhe historia e aftësisë, ndershmërisë apo marrëdhënieve të dikujt në vendin e punës fillon të marrë jetë më vete. Dhe sapo ajo histori nis të qarkullojë, është tepër e vështirë të zhbëhet.

Na pëlqen të mendojmë se puna flet vetë dhe ka më shumë zë se thashethemet, por e vërteta është se rrallë ndodh kështu. Nëse nuk e tregon vetë historinë tënde, dikush tjetër do ta bëjë dhe rrëfimi i ATYRE mund të mos jetë dashamirës. Ky është rreziku kur komunikimi lihet pas dore. Heshtja lë hapësirë që të tjerët ta shkruajnë narrativën tënde. Dhe sapo ajo narrativë të ngurtësohet, shndërrohet në versionin që mbijeton.

Përgjegjësia nuk bie vetëm mbi individin që gjendet në shënjestër të rrjetave që thuren. Përgjegjësia bie edhe mbi ata që ia vënë veshin, ata që udhëheqin, ata që formësojnë kulturën e një vendi pune. Kur një thashethem merr hov, ia vlen të pyesësh: a bazohet në prova, apo janë thjesht fjalë? Kush përfiton nga ky tregim? Dhe çfarë dëmi shkaktohet kur dyshimi lihet të qarkullojë i pakontrolluar?

Edhe udhëheqësit përballen me zgjedhje. A t’i marrin thashethemet si të vërteta, duke i përfshirë ato në perceptimin e tyre për dikë? Apo të ndalen dhe të pyesin: nga erdhi ky tregim, kush përfiton prej tij, dhe çfarë dëmi mund të shkaktojë?

Atudi na kujton se historia nuk përcjell e ruan faktet e sakta, por sjell atë që është më e lehtë të përsëritet. Edhe në vendin e punës vlen e njëjta gjë. Versioni që mbijeton rrallëherë është e vërteta e pastër, por është versioni që tregohet dhe ritregohet, derisa të duket i palëkundur.

Pyetja, pra, është: a t’i ushqejmë thashethemet apo t’i sfidojmë ato? A ta pranojmë perceptimin si realitet apo të krijojmë hapësirë që e vërteta të ketë shansin e vet?

Sepse shumë kohë pasi faktet zhduken, është rrëfenja ajo që mbetet.

Video

“El Clasico”-ja e parë e sezonit përfundoi me tensione të forta pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”. Pas kartonit të kuq për Pedrin në minutën e 100’, situata në fushë doli jashtë kontrollit. Gjithçka nisi me një përplasje mes Lamine Yamal dhe Dani Carvajal në fund të duelit. Në debat u përfshi edhe portieri Courtois, duke e acaruar më tej situatën. Lojtarë nga të dyja skuadrat ndërhynë për t’i ndarë, por tensioni u rrit edhe më shumë kur Yamal u përplas verbalisht me Vinicius Junior. Pas disa sekondash përplasjeje dhe shtyrjesh, Yamal u tërhoq drejt daljes për në tunel, por Vinicius u pa duke e ndjekur me vrap, ndërsa stafet teknike ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Pavarësisht incidenteve, Reali i Madridit ruajti fitoren 2-1 me golat e Mbappes dhe Bellingham, ndërsa pas ndeshjes pritet që komisioni i disiplinës të analizojë ngjarjet e ndodhura në fundin e sfidës.

Një video e përleshjes midis një burri me uniformë naziste dhe një gruaje në Georgia, SHBA, po bën xhiron e rrjeteve sociale. ? Burri, i identifikuar si Kenneth Leland Morgan, shihet në video duke mbajtur një uniformë që ngjan me atë naziste, e kompletuar me një shirit të kuq në krah që mban simbolin e kryqit të thyer. Pamjet tregojnë momentin kur ai shtyhet jashtë një bari nga një grua dhe më pas përballet me disa persona të tjerë. Në video shihet momenti kur ai godet gruan pasi ajo përpiqet t’i heqë shiritin nga krahu.

Më shumë se 50,000 njerëz dolën në rrugët e qytetit lindor të Valencias të shtunën, për të shënuar përvjetorin e parë të përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar dhe për të protestuar kundër mënyrës se si autoritetet menaxhuan katastrofën. Demonstruesit, shumë prej të cilëve mbanin fotografi të viktimave, i bënë thirrje udhëheqësit rajonal Carlos Mazón që të japë dorëheqjen, duke e akuzuar për reagim të ngadaltë dhe neglizhencë ndaj një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse që ka goditur Evropën në dekadat e fundit.

Që prej mbrëmjes së kaluar, verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura dhe të pandërprera shiu, të cilat kanë shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullimin rrugor dhe në disa raste edhe dëmtime infrastrukturore. Situata më problematike është regjistruar në qarkun e Kukësit, ku prania e ujit dhe rrëshqitjet e dherave kanë krijuar pengesa serioze në disa akse kryesore. Në rrugën hyrëse të qytetit të Kukësit, skarpata e rrugës është shembur duke rrëzuar një masiv të madh dherash dhe inertesh, me vëllim dhjetëra metërkubësh, çka solli bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve. Fenomeni i rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve është vërejtur edhe në disa akse të tjera rrugore të qarkut. Probleme janë raportuar në rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, Kukësin me Fushë-Arrëzin, si dhe në aksin që lidh Bajram Currin me Luginën e Valbonës dhe Lekbibajn. Në këto segmente, reshjet e shumta kanë bërë që uji dhe inertet të mbulonin pjesërisht rrugët, duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe vonesa në qarkullim. Ndërkohë, në zonën e Shtiqenit, pranë aeroportit të Kukësit, është raportuar përmbytja e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke bujqësore. Në disa fshatra të qarkut janë shënuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq dhe e dëmtimeve të përkohshme në rrjetin e shpërndarjes. Reshjet vijojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme, duke krijuar vështirësi shtesë në qarkullim, veçanërisht në “Rrugën e Kombit”, ku prania e ujit në disa segmente e bën lëvizjen më të rrezikshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme